Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Baton Zabërgja ka vazhduar me formën e mirë në Ukrainë pasi ka qenë sërish vendimtar në triumfin e ekipit të tij.
Zabërgja, ka shënuar gol në fitoren e Kharkivit 2:1 ndaj Livyi Bereg, të hënën në kuadër të xhiros së nëntë të kampionatit ukrainas.
Sulmuesi kosovar në minutën e 36-të shënoi gol për Kharkivin duke barazuar rezultatin në 1:1, ndërsa ishte titullar dhe u aktivizua deri në minutën e 81-të.
Për Zabërgjën, ky është goli i gjashtë në tetë paraqitje kampionale kurse Kharkivi me këtë fitore, forcohet në pozitën e tretë në tabelë me 18 pikë.
Te Kharkivi në këtë ndeshje luajti edhe Ermir Rashica, i cili u inkuadrua në minutën e 70-të.









