Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim futbollistët e Kombëtares së Kosovës, në prag të ndeshjes kundër Izraelit, e cila do të zhvillohet më 14 nëntor 2026, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Në takim ishin të pranishëm edhe përzgjedhësi i Kombëtares, Franco Foda, si dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka-Pula i ka falënderuar futbollistët për angazhimin, përkushtimin dhe rezultatet e arritura deri më tani, duke vlerësuar kontributin e tyre në përfaqësimin e shtetit në arenën ndërkombëtare.
Ajo ka theksuar se futbollistët janë ambasadorët më të mirë të Kosovës, pasi përmes paraqitjeve të tyre bëjnë që emri dhe flamuri i vendit të prezantohen në skena të ndryshme ndërkombëtare.
Në fund të takimit, Presidentja i ka inkurajuar futbollistët që të vazhdojnë me të njëjtin përkushtim dhe u ka dëshiruar suksese në përballjen e ardhshme, si dhe në angazhimet e tjera me fanellën e Kombëtares./teve1.info/







