TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ymeri: Qeveria Kurti s’dallon nga të tjerat, ka ngecje në shumë sektorë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Ymeri: Qeveria Kurti s’dallon nga të tjerat, ka ngecje në shumë sektorë

Sipas tij, kemi shumë vendime të momentit, reagime ndaj krizave të shumta me të cilat është ballafaquar kjo Qeveri dhe nuk ka ende një vizion afatgjatë të zhvillimit të vendit.Tutje shton se ka ngecje në shumë sektorë dhe se nuk ka asnjë plan se cila do të ishte ide e duhur për ta reformuar sistemin arsimor, apo përmirësuar sistemin e shëndetësisë.

Ymeri pohoi se Qeveria Kurti II nuk është se dallon nga Qeveritë e tjera, duke shtuar se i vetmi dallim që është se deri më tani nuk është se ka pasur ndonjë skandal të madh.

“Kemi ngecje në shumë sektorë, prej investimeve kapitale, infrastrukturore e mos të flasim për shëndetësinë dhe arsimin të cilat praktikisht jo që nuk është bërë gjë po nuk ka as mendim se çfarë do të duhet të bëhet. Nuk ka as një ide e cila mund të thoshim që është ide e duhur për ta reformuar sistemin arsimor, apo përmirësuar sistemin e shëndetësisë”

“Në përmbledhje kjo Qeveri deri tash nuk është se ka treguar ndonjë ndryshim kush e di se çfarë e aq më pak vullnet për transformimin e shoqërisë, premtim ky me të cilin kanë ardhur në pushtet LVV-ja. Qeveria Kurti II nuk është se dallon nga Qeveritë e tjera, i vetmi dallim që mund të thuhet është se deri më tani nuk është se ka pasur ndonjë skandal të madh, afera korrupsioni me përjashtim të akuzave të fundit që janë bërë për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, z.Berishaj”.

Ymeri ka folur edhe për reagimin e kryeministrit të vendit Albin Kurti ndaj Udhëheqësi i Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq ku tha se Kurti po e mbron këtë të fundit, duke e krahasuar rastin e tij me atë të Agim Veliut të cilin e kishte shkarkuar Kurti në kohën e Qeverisë Kurti I.

“Reagimi i kryeministrit Kurti karshi Rakiq ka qenë jo i duhur. Një gjë është që t’a mbash z.Rakiq në Qeverisje nëse kjo bëhet edhe për çështje sigurie, një gjë tjetër është pastaj që t’a arsyetosh atë në publik. Problemi nuk është se pse nuk po e shkarkon, por problemi është që po e arsyeton. Kjo nuk bënë të arsyetohet sepse kjo pastaj shndërrohet në prosedant edhe për ministrat e ardhshëm. Ministrat pastaj mund të bëjnë çfarë të duan dhe të mbeten në pushtet”.

“Aq më tepër kur e kemi parasysh se jemi duke folur për një kryeministër i cili në Qeverinë e parë e ka shkarkuar z.Agim Veliu vetëm pse e ka dhënë një ide të vetën në publik para se t’a jap në mbledhjen e Qeverisë. Nëse i krahasojmë shkeljet që i ka barë Z. Rakiq me ato të Agim Veliut këto janë si nata me ditë z.Veliu u shkarkua e z.Rakiq nuk u shkarkua”.

“Pse z.Kurti ka pasur një sjellje të tillë karshi z.Veliu i cili pastaj u bë mollë sherri i rrëzimit të rrëzimit të Qeverisë në mes të pandemisë. Pse ka një sjellje të tillë ndaj z.Rakiq? Çfarë ka ndryshuar në këtë mes? A ka ndryshuar Kurti, a rrethanat, apo edhe Kurti edhe rrethanat? Ku është problemi?”./eo

Tags: QeveriaVisar Ymeri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët e me intervale me diell

Parashikimi i motit për ditën e premte

Bedri Hamza kërkon besimin e qytetarëve: Me 28 dhjetor, e hapim një kapitull të ri për Kosovën

Bedri Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Mot i vranët e me intervale me diell

Parashikimi i motit për ditën e premte

Bedri Hamza kërkon besimin e qytetarëve: Me 28 dhjetor, e hapim një kapitull të ri për Kosovën

Bedri Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Vdes një 27-vjeçar në rrugën Mitrovicë–Prishtinë pas goditjes nga vetura

Hoxhaj kritikon Osmanin për mënyrën e nxjerrës së dekretit për zgjedhjet e reja

Hoxhaj kritikon Osmanin për mënyrën e nxjerrës së dekretit për zgjedhjet e reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën