TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ylli ndalet në Champions nga Benfica, vazhdon në FIBA Europe Cup

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Ylli ndalet në Champions nga Benfica, vazhdon në FIBA Europe Cup

Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli nuk ka pasur debutim të suksesshëm në Ligën e Kampionëve. Të mërkurën mbrëma në Portugali. Skuadra suharekase është mposhtur thellë nga Benfica, me rezultatin 92:67.

Kështu Ylli u ndal në çerekfinale të fazës kualifikuese. Tani zhvendoset në fazën grupore të FIBA Europe Cup, që është nivel më i ulët.

Në fakt Ylli edhe është vlerësuar autsajder ndaj Benficas, që ka angazhuar lojtarë cilësorë së fundi. Suharekasit megjithatë e nisën më mirë ndeshjen. Çerekun e parë e fituan me rezultatin 19:14. Të barabartë ishin edhe në çerekun e dytë, ndërsa në pushim skuadrat shkuan me rezultatin 42:42.

Por dallimi u bë në pjesën e dytë, përkatësisht në çerekun e tretë. Në shprehje erdhi fondi më i madh i lojtarëve të Benficas dhe numri i limituar i lojtarëve në të cilët llogariste trajneri i Yllit, Adis Beqiragiq. Për shkak të lëndimeve ai nuk ka mundur të llogarit në Gëzim Morinën dhe Malcolm Armsteadin.

Kështu barrën e kanë bartur gjashtë lojtarë, derisa te Benfica hapësirë kishin të gjithë 12 lojtarët. Ylli ka aktivizuar tetë lojtarë gjithsej. Më i miri ishte Ahmed Bashir me 27 pikë, katër kërcime e tri asistime. Chris Harris realizoi nëntë pikë e plot 14 kërcime.

Valon Bunjaku shtoi 15 pikë, ndërsa Henrik Shirko i kishte 10 pikë. Te Benfica përgjegjësia ishte e shpërndarë. Janë dalluar Jose Barbosa me 15 pikë dhe Terrell Carter me 15 pikë e pesë kërcime.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

KB Peja angazhon amerikanin me pasaportë të Kosovës

KB Peja angazhon amerikanin me pasaportë të Kosovës

Bellingham thyen rekordin e Casillasit, bëhet më i riu që arrin 60 ndeshje në “Champions”

Bellingham thyen rekordin e Casillasit, bëhet më i riu që arrin 60 ndeshje në “Champions”

Izraeli publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës, ftohet edhe talenti 17-vjeçar i Barcelonës

Izraeli publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës, ftohet edhe talenti 17-vjeçar i Barcelonës

Lutfi Dalipi refuzon Zvicrën, ylli 20-vjeçar mes Kosovës dhe Shqipërisë

Lutfi Dalipi refuzon Zvicrën, ylli 20-vjeçar mes Kosovës dhe Shqipërisë

Plakolli ngre dyshime për Abdixhikun: A fshihet ndonjë agjendë me Faton Pecin dhe LVV-në?

Plakolli ngre dyshime për Abdixhikun: A fshihet ndonjë agjendë me Faton Pecin dhe LVV-në?

Gashi për vërejtjet e raportit të KE-së: Bllokada institucionale ngadalësoi reformat

Gashi për vërejtjet e raportit të KE-së: Bllokada institucionale ngadalësoi reformat

“InfoNata” 05.11.2026

“InfoNata” 05.11.2026

Mustafa: Kthimi i ligjit e ka amortizuar politikisht PDK-në

Mustafa: Kthimi i ligjit e ka amortizuar politikisht PDK-në

Xani: Ka krisje në raportet mes Kurtit e Gërvallës, mund të kemi zgjedhje strategjike në vitin 2027

Xani: Ka krisje në raportet mes Kurtit e Gërvallës, mund të kemi zgjedhje strategjike në vitin 2027

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën