Golden Eagle Ylli është skuadra e radhës e Superligës në basketboll që ndahet me trajner.
Skuadra suharekase ka njoftuar të hënën mbrëma se ka shkëputur kontratën me trajnerin grek Kostas Flevarakis.
Ai ka karrierë të gjatë e të suksesshme, por me Yllin nuk i kishte rezultatet e pritura. Dhe kështu me marrëveshje të dyanshme u vendos që Flevarakis të mos jetë më trajner.
Ylli është i katërti në Superligë me bilanc prej dhjetë fitore e tetë humbje.
Të shtunën u mposht në shtëpi nga Peja me rezultatin 77:72.