TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Xi Jinping në Serbi: Miqësia e popullit tonë me serbët është e çeliktë

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Xi Jinping në Serbi: Miqësia e popullit tonë me serbët është e çeliktë

Presidenti i Kinës, Xi Jingping ka thënë sot në Beograd se miqësia e popullit dhe vendit të tij, me serbët dhe vendin e tyre, është e çeliktë, e sinqertë dhe e dyanshme.

Ai i bëri këto komente me rastin e pritjes që iu bë në Serbi, për çfarë tha se është i prekur, por edhe shumë i respektuar.

Reklamë

“Ne kemi besim që është i fortë si një shkëmb…, koordinimi është i ngushtë kur bëhet fjalë për bashkëpunimin ndërkombëtar…Unë dhe gruaja ime mbërritëm dje, tha presidenti kinez, duke vënë në dukje se e gjithë qeveria dhe presidenti… “të gjithë ishin në aeroport për të na mirëpritur… Më bëri përshtypje edhe shfaqja e vallëzimit… Sot në mëngjes pashë një grumbullim të madh njerëzish… më bëtë të mundur takimin me popullin serb… Miqësinë e popullit serb e ndjeva nga afër. Kjo miqësi është e sinqertë dhe e ndërsjellë”, theksoi Xi.

Ai më pas deklaroi se Serbia po bëhet shteti i parë evropian me të cilin Kina do të ndërtojë një komunitet – me të ardhme të përbashkët, shkruan media serbe, Danas.

Nga ana tjetër Vuçiq ka thënë se mysafirin nga Pekini Serbia e do, e respekton dhe e çmon shumë.

“Ju keni qenë me ne kur e kemi pasur më së vështiri dhe kur shumë tjerë nuk donin ta bënin këtë, ose nuk guxonin. Jemi falënderues përjetë për kujdesin që ia kushtoni vendit tonë, e po ashtu edhe për sa i përket aspektit të partneritetit strategjik që i ka hapur e mundësuar Serbisë potenciale të jashtëzakonshme për zhvillim e përparim”, ka deklaruar Vuçiq.

“Ashtu siç kemi qëndrime të qarta për integritetin kinez, se Tajvani është Kinë, ashtu edhe ata e mbështesin territorin e Serbisë pa asnjë rezervë. Ata kanë qenë me ne në momentet më të vështira, kanë qenë me ne edhe 25 vite më parë kur ky vend u shkatërrua dhe bombardohej”, ka shtuar presidenti serb.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të paktën 10 të vrarë dhe 48 të plagosur nga një sulm i madh rus në Kiev

Të paktën 10 të vrarë dhe 48 të plagosur nga një sulm i madh rus në Kiev

Hoxhallarët e Shqipërisë me apel kundër gjenocidit në Gaza: Heshtja është bashkëfajësi

Hoxhallarët e Shqipërisë me apel kundër gjenocidit në Gaza: Heshtja është bashkëfajësi

Thaçi: Gjendja e shqiptarëve në RMV e keqe, VLEN po legjitimon politikat nacionaliste të Mickoskit

Thaçi: Gjendja e shqiptarëve në RMV e keqe, VLEN po legjitimon politikat nacionaliste të Mickoskit

Tre të vdekur dhe 20 të plagosur nga të shtënat me armë në një shkollë katolike në Minneapolis

Tre të vdekur dhe 20 të plagosur nga të shtënat me armë në një shkollë katolike në Minneapolis

Haradinaj lëshon sallën pak para fillimit të seancës

Haradinaj lëshon sallën pak para fillimit të seancës

Zvicra i beson Yakinit dhe Continit

Yakin flet për Avdullahun e Hajdarin

AGK dënon ashpër gjuhën e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha ndaj mediave

AGK dënon ashpër gjuhën e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha ndaj mediave

Daja flet për gjasat e Dinamos ndaj Hajdukut

Dinamo kërkon mrekullinë ndaj Jagiellonias në Tiranë

Shkëndija synon eliminimin e Qarabagut në Baku

Shkëndija synon fazën e grupeve në Europa League

​Mbi pesë mijë maturant i nënshtrohen provimit të maturës në afatin e dytë

​Mbi pesë mijë maturant i nënshtrohen provimit të maturës në afatin e dytë

Avdyli: Pakuptim bllokimi i Kuvendit, nga Haxhiu te Simiqi

Avdyli: Pakuptim bllokimi i Kuvendit, nga Haxhiu te Simiqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X