Pas triumfit në Grand Slam, xhudistët tanë vazhdojnë rrugëtimin në Kampin Stërvitor Ndërkombëtar në Paris!
Nga 3 deri më 6 shkurt 2025, ky kamp mblodhi në Paris garuesit e Grand Slam 2025, dhe xhudistë të rinjë nga vende të ndryshme.
Nën drejtimin e Kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerëve Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku, Kosova u përfaqësua nga: Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Dardan Cena, Erza Muminoviq, Laurina Gashi, Enise Zijade dhe Sidorela Dodaj.