TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Xani: Vetëm Ukë Rugova mund ta marrë votën unike të LDK-së për president

by teve1
2 muaj ago
2
A A
Xani: Vetëm Ukë Rugova mund ta marrë votën unike të LDK-së për president

Gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë kundërshtuar publikisht kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të ri të Kosovës, duke e lëkundur marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje, të arritur të hënën.

E, analisti politik Visar Xani ka vlerësuar se Ukë Rugova është i vetmi kandidat për president që do të mund t’i siguronte votat e të 18 deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Xanit, nuk ka kandidat tjetër që do të mund t’i bënte bashkë dy grupet e ndara brenda LDK-së.

“Për president, votën unike të LDK-së veç një kandidat mundet me e marrë. Asnjë kandidat tjetër, as nga VV-ja, as nga LDK-ja, me një përjashtim. Vetëm Ukë Rugova mundet me i marrë votat e dy palëve të LDK-së. Kush mundet me i bë bashkë grupet dhe si mundet LDK-ja me votu për një kandidat në mënyrë unanime? Ai është Ukë Rugova. Nuk ka kandidat tjetër, prej të parit deri te i fundit, qoftë deputet i LDK-së apo anëtar i LDK-së, që mund t’i marrë 18 votat e LDK-së”, ka deklaruar Xani në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ndryshe, gjashtë deputetët e zgjedhur të LDK-së që kundërshtuan marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës janë: Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Janina Ymeri.

Të gjithë janë arsyetuar se vota e tyre është kundër bashkëpunimit me LVV-në dhe “zgjatjen e pushtetit” të Kurtit.

Pavarësisht kundërshtisë nga gjashtë deputetë, kreu i LVV-së, Albin Kurti, tha se marrëveshja me partinë e Lumir Abdixhikut qëndron dhe është e vlefshme.

LVV-ja ka 53 mandate, ndërsa LDK-ja aktualisht, sipas Abdixhikut, ka vetëm 12 deputetë që e mbështesin Sejdiun për president.

Nëse llogariten edhe pakicat joserbe – me të cilat Kurti bëri Qeverinë e kaluar – sërish nuk arrihet kuorumi që Sejdiu të bëhet presidenti i gjashtë i Kosovës që nga pavarësia.

Dështimi i zgjedhjes së presidentit brenda afatit kushtetues 60-ditor e çon vendin në zgjedhje të reja./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Shpërndahen protestuesit, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës

Shpërndahen protestuesit, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën