Një grua së bashku me fëmijën e saj janë raportuar të zhdukur në Policinë e Kosovës.
Rasti ka ndodhu në Prizren.
“Është raportuar se viktima femër kosovare së bashku me fëmijën e saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tyre”, thuhet në raportin policor.
Rasti thuhet se është në procedurë hetimore.







