TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Weber: Në Serbi kemi të bëjmë me një regjim autoritar

Sipas ekspertit për Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunëtorin e lartë të Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, zgjedhjet e 17 dhjetorit dëshmuan se Serbia është duke shkuar drejt autoritarizmit me Partinë Përparimtare Serbe.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Weber: Në Serbi kemi të bëjmë me një regjim autoritar

Shteti serb është në cak të kritikave për faktin se pati shumë parregullsi në procesin zgjedhor që u mbajt më 17 dhjetor.

Vëzhgues ndërkombëtarë nga OSBE kanë raportuar për keqpërdorime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votës në Serbi.

Eksperti për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, thotë se zgjedhjet e fundit në Serbi, dëshmuan qartë se bëhet fjalë për një regjim autokratik.

Ai thotë shkelje të mëdha u evidentuan ne kryeqytetin serb në Beograd, ku ishte një garë e ngushtë mes partive opozitare dhe partisë në pushtet.

“Këto zgjedhje dëshmuan edhe njëherë mënyrën se si ka udhëhequr Aleksandar Vuçiq dhe partia e tij përgjatë dekadës së fundit. Serbia është demokraci vetëm në letër dhe po bëhet gjithnjë e më autoritare. Mënyra se si po vepron ky regjim autokratik pas vrasjeve në masë dhe pas protestave të shumta, tregon se ky regjim është në prag të kolapsit. Pati shumë shkelje gjatë këtij procesi zgjedhor në Serbi dhe përveç kësaj partia në pushtet gjatë fushatës elektorale ishte shumë agresive. Shkelje të mëdha u evidentuan edhe në Beograd, ku ishte një garë më e ngushtë mes partive opozitare dhe partisë në pushtet. Kurse, në anën tjetër ende nuk kemi parë një reagim të fortë brenda shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për t’i dalë në mbështetje partive opozitare”, deklaroi Weber.

Weber, thotë se shumë qytetarë serbë nga Bosnja dhe Kosova shkuan në Serbi për të votuar në mënyrë të paligjshme. Sipas tij, Partia Përparimtare Serbe, po qëndron e heshtur përballë gjithë atyre që e shkelën ligjin.

“Tani po shohim protesta të partive opozitare edhe shumë të rinjve në Beograd, janë më mijëra prej tyre që kanë dalë në rrugë për të protestuar. Nga ana tjetër kemi partinë në pushtet që po qëndron e heshtur përballë atyre që kanë bërë shkelje në procesin zgjedhor. Pati shumë qytetarë serbë që erdhën nga Bosnja dhe nga Kosova për të votuar në mënyrë të paligjshme, pra shihet qartë se ka pasur shumë manipulime në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Të gjitha këto shkelje janë të evidentuara në detaje. Tani do të shohim se çfarë qasje do të ketë Perëndimi në raport me Serbinë pas këtyre zgjedhjeve, dhe gjithashtu më intereson të shoh nëse Perëndimi do t’i mbështes partitë opozitare dhe shoqërinë civile në Serbi”, theksoi ai.

Tutje, Weber shprehet skeptik edhe për të ardhmen e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dyshoj se do të ketë progres në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për shkak se Aleksandar Vuçiqit, ka një kohë të gjatë që po luan dhe nuk është i interesuar t’i respektojë marrëveshjet. Për çdo gjë, presidenti i Serbisë fajëson Kosovën se nuk është e interesuar për dialog, prandaj jam shumë skeptik për të ardhmen e këtij procesi. Ai madje i rezistoi edhe presioneve të Perëndimit duke mos i vënë sanksione Rusisë”, shtoi ai.

Vetëm dy ditë më parë, në një deklaratë të përbashkët, shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, kërkuan reforma në procesin zgjedhor, në mënyrë që të ecet para me pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Tags: Bodo WeberOSBEZgjedhjet ne Serbi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

Sindikata e Policisë kërkon pensionim të parakohshëm nga mosha 55-vjeçare

Haradinaj kujton të rënët në Sagonë: Kaçaniku me rrethinë i doli zot atdheut në të gjitha etapat

Haradinaj kujton të rënët në Sagonë: Kaçaniku me rrethinë i doli zot atdheut në të gjitha etapat

Policia e Kosovës tregon versionin e saj për rastin e 27-vjeçarit

Burrë e grua sulmohen nga dy persona në Zubin Potok

Votimi përmes postës, KQZ publikon hapat që duhet ndjekur diaspora

Votimi përmes postës, KQZ publikon hapat që duhet ndjekur diaspora

Qytetarja në Graçanicë: U largova nga puna pas 35 vitesh pa asnjë shpjegim – burri im mbështet Rashiqin

Qytetarja në Graçanicë: U largova nga puna pas 35 vitesh pa asnjë shpjegim – burri im mbështet Rashiqin

Tifozët “Arpagjikët” demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi – Trepça

Tifozët “Arpagjikët” demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi – Trepça

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

Sindikata e Policisë kërkon pensionim të parakohshëm nga mosha 55-vjeçare

Biletat për festën e Arsenalit në ndeshjen ndaj Crystal Palace kushtojnë deri në 83,000 euro

Biletat për festën e Arsenalit në ndeshjen ndaj Crystal Palace kushtojnë deri në 83,000 euro

Mancini pranon edhe pagë të vogël vetëm për të drejtuar Italinë

Mancini pranon edhe pagë të vogël vetëm për të drejtuar Italinë

Përzgjedhësi i ri i Kombëtares, Maran: Shqipëria, një vend me krenari, synojmë Evropianin

Përzgjedhësi i ri i Kombëtares, Maran: Shqipëria, një vend me krenari, synojmë Evropianin

Haradinaj kujton të rënët në Sagonë: Kaçaniku me rrethinë i doli zot atdheut në të gjitha etapat

Haradinaj kujton të rënët në Sagonë: Kaçaniku me rrethinë i doli zot atdheut në të gjitha etapat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën