tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Weber: Krahasimi rus i Kosovës me Krimenë – absolutisht i paqëndrueshëm

tëvë1 nga tëvë1
23/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

 

“Gjëja e parë që duhet ta bëjnë të gjithë, është të pranojnë shprehjen e vullnetit nga njerëzit që jetojnë në Sevastopol dhe Krime. Pse është me keq kjo shprehje e vullnetit – dhe e kam thënë shumë herë – nga ajo çfarë ka ndodhur në Kosovë? Nuk është. E vetmja gjë është se vendimi atje është marrë nga parlamenti, dhe këtu ishte një referendum popullor”, tha presidenti rus.

“Asgjë nuk mund të jetë më larg të vërtetës”, tha në një bisedë për Zërin e Amerikës, analisti Bodo Weber, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit.

“Kishte një aparteid masiv të Serbisë, të regjimit të (Sllobodan) Millosheviçit në Kosovë në vitet e 90-ta dhe asgjë nuk është e krahasueshme. Nuk ka pasur asnjë formë të diskriminimit apo ndonjë fushatë kundër rusëve në Krime, e lërë më në Ukrainën Lindore dhe absolutisht është e pakrahasueshme”, tha Weber.

Nuk është hera e parë që presidenti rus përmend Kosovën në kuadër të arsyetimit për veprimet e tij. Në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë, vëzhguesit vunë re se ai përmendi Kosovën të paktën gjashtë herë gjatë fjalimit të tij.

Por, një aleate e vjetër e Serbisë, Rusia refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës që tashmë është njohur nga mbi 100 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian.

Javën e kaluar Rusia hodhi pretendimet se “mercenarë” nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja po dërgohen për të luftuar përkrah forcave ukrainase kundër kryengritësve pro-rusë. Pretendimet e tilla u hodhën poshtë nga Shqipëria dhe Kosova.

Analisti Weber tha se kjo është pjesë e propagandës standarde ruse.

“Ky është një rrëfim i ri që nuk ka asnjë mbështetje ndërsa çështja e ekstremistëve serbë që ndodhen Krime dhe Ukrainën Lindore, nuk është përmendur nga zoti Putin. Është pjesë e propagandës”, tha ai.

Autoritetet në Kosovë thanë se fushata ruse “ka për qëllim tensionimin e situatës në Kosovë dhe më gjerë në rajon përmes Serbisë, satelitit rus në Ballkan”.

Shumica e udhëheqësve të Ballkanit dënuan vendimin e Rusisë për të njohur dy rajone separatiste në Ukrainën lindore.

Qeveria e Kosovës natën e së martës u ndriçua me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi, po ashtu u shprehën në mbështetje të Ukrainës, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ka frikë nga një ndarje në shoqërinë serbe për shkak të Rusisë.

“Serbia është në rrugën e saj evropiane. Ajo e ka mbështetur gjithmonë integritetin e Ukrainës, por në anën tjetër, rreth 85 për qind e serbëve, çfarëdo që të ndodhë, do të jenë në anën e Rusisë”, tha presidenti serb.

Më pas ai tha se “do ta dënonte njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës nga Rusia, nëse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, do të dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999”.

Serbia akuzon NATO-n për “agresion” për shkak të bombardimeve të pranverës së vitit 1999, që u dhanë fund mizorive të forcave serbe në Kosovë.

Ndonëse zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, udhëheqja populiste e Serbisë ka forcuar lidhjet e ngushta politike dhe ushtarake me Rusinë, dhe me Kinën, ndërsa ka refuzuar në të kaluarën t’u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se presin që të gjitha vendet që aspirojnë integrimin, të harmonizojnë politikat e tyre me vendimet e bllokut, përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Një zëdhënës i departamentit amerikan të Shtetit, i tha programit në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara besojnë që Serbia do të qëndrojë përkrah Bashkimit Evropian në respektimin e të drejtës ndërkombëtare, për të ruajtur paqen, përparimin dhe qëndrueshmërinë gjithandej rajonit./VoA

Tags: Invazioni rusKonflikti ne UkraineKosovaKrimea

Të ngjashëm

LAJMET

Në shënim të 1 Qershorit, Kurti mori pjesë në diskutim të hapur me nxënës

01/06/2023
LAJMET

Vuçiq: Delegacioni i Kosovës nuk pranoi të takohemi

01/06/2023
LAJMET

Hovenier: Po presim që edhe Serbia të ndërmarrë hapa për një situatë më të mirë në veri

01/06/2023
LAJMET

Sveçla publikon pamje kur dy shqiptarë u sulmuan nga serbët në veri

01/06/2023
LAJMET

Hovenier pas takimit me Kurtin: De-eskalimi i situatës në veri, urgjencë

01/06/2023
LAJMET

Përfundon e qetë protesta në Zveçan

01/06/2023

Në shënim të 1 Qershorit, Kurti mori pjesë në diskutim të hapur me nxënës

01/06/2023
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në shënim të 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve, mori pjesë në diskutimin e hapur me...

Benzema në Arabi, kontratë stratosferike

01/06/2023
0

Karim Benzema është afër përfundimit të eksperiencës me Realin e Madridit, skuadër me të cilën fitoi gjithçka, pas 12 vitesh...

Vuçiq: Delegacioni i Kosovës nuk pranoi të takohemi

01/06/2023
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se delegacioni i Kosovës nuk ka dashur të takohet me delegacionin serb në...

Dion Berisha lojtar i Bayern

01/06/2023
0

FC Bayern ka nënshkruar kontratë me futbollistin e kombëtarës së Kosovës U21, Dion Berisha. Ishte vetë klubi bavarez që e...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.