TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vuçiq i quajti gënjeshtarë ndërkombëtarët, e pranon se s’ka interesim për largim të kryetarëve në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se nuk kanë qytetarë serbë të mjaftueshëm për të votuar në referendumin për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore, ai ka quajtur “gënjeshtarë” faktorin ndërkombëtarë. Këto deklarata politologu Fidan Ukaj i sheh si arsyetim të Serbisë për ta larguar presionin e ndërkombëtarëve.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Vuçiq i quajti gënjeshtarë ndërkombëtarët, e pranon se s’ka interesim për largim të kryetarëve në veri

Deklaratat në drejtim të Kosovës së fundi i ka shpeshtuar.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, përveç lotëve të derdhur kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, tash po arsyetohet edhe për referendumin në katër komunat veriore.

Vuçiq në konferencë të përbashkët për media me presidentin e entitetit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, e ka quajtur faktorin ndërkombëtar “ gënjeshtar”.

Vuçiq më pas tha se “QUINT-i u ka thënë serbëve të bëjnë peticion dhe për të kaluar, duhet të mblidhen edhe 20 për qind të nënshkrimeve të votuesve të regjistruar, ndërsa pranoi se nuk ka numër të mjaftueshëm të serbëve për shkarkimin e kryetarëve në veri.

“Dhe kur përkundër gjithë dredhive të Kurtit i mbledhim ato nënshkrime, na thonë – jo, hajde të shkojmë në referendum. E në referendum duhet 50 për qind plus 1 votë. Epo, nuk ka aq shumë serbë duke jetuar…u regjistruan 862 persona”, tha Vuçiq.

Këto deklarata, politologu. Fidan Ukaj i sheh si arsyetim të Vuçiqit për të larguar presionin e ndërkombëtarëve.

Sipas tij, ky është veç një skenarë i Serbisë.

“Është një arsyetim i Serbisë, e cila siç duket ka qenë një skenarë që nga fillimi i nënshkrimit të peticionit dhe ky ka qenë qëllimi dhe synimi i Serbisë, që ta largoi presionin ndërkombëtarë mbi Listën Serbe dhe Beogradin, dhe në anën tjetër të fajëson Kosovën si shtet i cili nuk është i sinqertë në organizmin e këtij procesi”, tha ai.

Serbia vazhdimisht është duke lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Të premten, ajo ka dërguar një letër shteteve anëtare në KiE, duke iu kërkuar të mos votojnë për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Ukaj thotë se Beogradi zyrtar, tashmë e ka shkelur marrëveshjen e arritur në Ohër, në të cilët qartazi thuhet se vendet nuk duhet të lobojnë kundër çdo anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare.

“Serbia po e shkel akordimin e Brukselit dhe Ohërit, dhe formimi i ekipit për me prolongu rrugën e Kosovës për në Këshillin e Evropës, është dëshmi e qartë se Serbia akordimin e Brukselit dhe Ohërit dhe letrat që i ka dërguar Bashkimit Evropian, se do të jetë selektiv në implementimin e marrëveshjeve të dakorduara më herët”, tha politologu.

Kosovës i ka mbetur edhe një hap për të kaluar në votimin përfundimtar nga ministrat e shteteve anëtare në Këshillin e Evropës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhvillohet procesi i verifikimit, KQZ: Ditë më vonë nis numërimi i votave të diasporës

KQZ: Rezultatet përfundimtare pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave

Rama: Bashkëpunimi me Turqinë mbetet i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytit

Rama: Bashkëpunimi me Turqinë mbetet i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytit

​Anulohet seanca për rastin e Nagip Krasniqit, shkak avancimi i kryetarit të trupit gjykues

​Anulohet seanca për rastin e Nagip Krasniqit, shkak avancimi i kryetarit të trupit gjykues

Policia në Pejë thirrje autolarjeve: Kujdes në derdhjen e ujërave, po shkaktoni ngrica

Tre të vdekur si pasojë e një aksidenti në Turqi

KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona

KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona

Anulohet seanca në rastin e njohur si “53-milionëshi”

Anulohet seanca në rastin e njohur si “53-milionëshi”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën