TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vuçeviq e Mickoski nënshkruajnë marrëveshje për gazin

nga teve1
7 Tetor, 2024
0
A A
Vuçeviq e Mickoski nënshkruajnë marrëveshje për gazin

Serbia do të marrë një nyje të re furnizimi me gaz natyror përmes ndërtimit të interkonektorit Maqedoni e Veriut-Greqi, u tha pas takimit të kryeministrit maqedonas, Hristian Mickoski, dhe homologut të tij serb, Milosh Vuçeviq, i cili po qëndron për vizitë në Shkup.

Mickoski, në konferencën e përbashkët për shtyp, shpjegoi se pozita gjeografike e Maqedonisë së Veriut është tepër e rëndësishme dhe shprehu përcaktimin e qeverisë së tij që si e tillë të shndërrohet në udhëkryq rrugor, energjetik dhe hekurudhor.

“Me kryeministrin Vuçeviq biseduam për lidhjen energjetike mes dy vendeve, duke theksuar veçanërisht rëndësinë e ndërtimit të interkonektorit të gazit që do të lidhë të dyja vendet. Ne tani jemi në fazën e përfundimit të procedurës së tenderit, me të cilin më në fund do të nisë ndërtimi i interkonektorit, dhe kështu do të sigurojmë një opsion shtesë për furnizimin me gaz të Evropës Qendrore. Presim që në fund të vitit të përfundojë procedura dhe ndërtimi të fillojë në pranverë. Financimi është i siguruar”, tha Mickoski.

Kryeministri maqedonas përsëriti se korridori X-të dhe ai i VIII-të janë projekte strategjike. Ndërsa, pa dhënë ndonjë hollësi më shumë, tha se në takim është biseduar edhe për sfidat me të cilat përballet rajoni.

“Në këto kohë të turbullta është e domosdoshme të jemi së bashku, të bëhemi zëri i arsyes dhe të punojmë për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e gjithë rajonit. Theksuam rëndësinë e dialogut si rrugë e vetme për zgjidhjen e kontesteve dhe të keqkuptimeve”, theksoi kryeministri Mickoski.

Më herët, Mickoski paralajmëroi një vit të vështirë për sektorin energjetik, duke theksuar sfidat që vijnë nga rritja e çmimeve të energjisë në tregjet evropiane për shkak të luftës në Ukrainë. Ai tha se “si shtet duhet jemi të gatshëm dhe do t’u përgjigjemi të gjitha sfidave”.

Vuçeviq dhe homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski, konfirmuan përcaktimin për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme duke paralajmëruar se deri në fund të vitit në qytetin serb, Nish, do të mbahet edhe një mbledhje e përbashkët e dy qeverive.

“Ne nuk dallojmë asnjë gaz. Ne e duam edhe atë të Rusisë, të Azerbajxhanit, të gjitha gazrat, respektivisht çdo burim që e ofron tregu, për ne është në interes. Nuk është luks të kemi, të mos kemi, të varemi nga gazi i dikujt, për shkak se dikush tjetër e vlerëson ashtu. Na falni, ne mbajmë llogari për shtëpinë tonë, kështu që gjithçka që është në interes të Serbisë, ne do ta përdorim”, theksoi Vuçeviq në Shkup.

Gjatë pritjes shtetërore që u organizua nga kryeministri Mickoski, u vërejt mungesa e ministrave shqiptarë nga radhët e grupimit politik VLEN, të cilët deri tani nuk kanë bërë ndonjë shpjegim për këtë./RadioEvropaeLirë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krejt çfarë tha Trumpi në fjalimin drejtuar Kongresit amerikan

Trump reagon për përmbytjet në Teksas: Bashkëpunim i plotë me zyrtarët lokalë

​24 vjet nga marrëveshja për paqe në Maqedoninë e  Veriut

​24 vjet nga marrëveshja për paqe në Maqedoninë e Veriut

Të paktën 45 të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në një pompë karburanti në Romë

Të paktën 45 të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në një pompë karburanti në Romë

Trump dhe Zelensky diskutojnë për armët dhe përshkallëzimin e sulmeve ruse

Trump dhe Zelensky diskutojnë për armët dhe përshkallëzimin e sulmeve ruse

Mbytet një fëmijë në një pishinë në Zallç të Istogut

Krasniqi: LVV-ja ka vendosur ta mbajë peng shtetin

Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

Murati: Opozita është totalisht e painteresuar për zhbllokim

Murati: Nuk ka ndryshim të rendit të ditës, është shpifje

​Zemaj për mundësinë e një mocioni: Nuk mund të them diçka të saktë

​Zemaj për mundësinë e një mocioni: Nuk mund të them diçka të saktë

S’ka konstituim as sot

S’ka konstituim as sot

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, dënohet me 300 euro dhe tre muaj ndalim të drejtimit shoferin në Ferizaj

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, dënohet me 300 euro dhe tre muaj ndalim të drejtimit shoferin në Ferizaj

Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur

Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X