TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vrasje e rëndë në Gjakovë – Një person ka mbetur i vdekur dhe tre persona janë lënduar

Një 18-vjeçar ka humbur jetën në Gjakovë si pasojë e një përleshjeje fizike ku dyshohet se është përdorur një mjet i mprehtë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ali Ibra", ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. Autoritetet kanë nisur hetimet dhe tashmë rasti po trajtohet si "vrasje e rëndë"

by Jona Kelmendi
4 muaj ago
1 0
A A

Mbrëmja e së dielës, doli të jetë fatale për një të ri nga Gjakova.

E gjitha ngjarja ndodhi në orën 21:30 këtu në rrugën “Ali Ibra”, pas një përleshje fizike mes disa personave.

Si pasojë e kësaj, një 18 vjecar humbi jetën pasi u godit më mjet të mprehtë.

Ndërsa të lënduar mbetën edhe tre persona të tjerë.

Për shkak të gjendjes së rëndë emocionale, familjarët e viktimës nuk pranuan të japin detaje për rastin.

Ndërkohë nga Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, u bë e ditur se viktima kishte plagë të rënda në shpinë dhe se në spital arriti pa shenja jete.

Ndërsa Policia e Kosovës, e bën të ditur se me lëndime përfundoi edhe dorasi i dyshuar.

“Si pasojë e këtij incidenti, katër  persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njëri nga të lënduarit, mashkull i lindur në vitin 2008, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra (dyshohet nga një mjet i mprehtë). Ndër të lënduarit është edhe personi i dyshuar (mashkull i moshës madhore) i cili me vendim të prokurorit të shtetit është ndalur në mbajtje dhe është nën mbikëqyrjen e policisë. Lidhur me ngjarjen është iniciuar rast për hetim “vrasje e rëndë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Arrestimin e dorasit të dyshuar, e konfirmoi të hënën edhe Prokuroria Themelore e Gjakovës.

“Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprës penale “Vrasja e Rendë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosoves (KPRK).Eshtë arrestuar personi i dyshuar me inicialet I.S. dhe me vendim të prokurorit, i njjti eshte ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.Prokurori i Shtetit ne bashkepunim te ngushte me Policine e Kosovës, shtë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet enevojshme hetimore dhe duke mbledhur provat relevante lidhur me kete rast”, ka njoftuar Prokuroria.

Ndërsa me vendim te Prokurorit te Shtetit, trupi i pajete i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Ibishi: Kosova nuk mund t’i shesë mend Amerikës, duhet t’i pranojë ofertat e saj

Ibishi: Kosova nuk mund t’i shesë mend Amerikës, duhet t’i pranojë ofertat e saj

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën