TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vrasja në Lipjan pas mosmarrëveshjes në Tik-Tok – familja e viktimës kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarin

Vrasja e komshiut pas mosmarrrëveshjes mes të miturve në Tik-Tok – Familja e viktimës kërkon burgim të përjetshëm të akuzuarin

by Lindrit Zejnullahu
37 minuta ago
4 1
A A

Skënder Krasniqi akuzohet për vrasje të rëndë të komshiut të tij, në verën e vitit 2024 në fshatin Zllakuqan të Lipjanit.

Procesi gjyqësor ndaj tij, tashmë ka ardhur pothuajse në fund.

Para trupit gjykues, Krasniqi dha sot fjalën përfundimtare.

Ai i kërkoi falje familjes së viktimës, duke thënë se vrasja ishte veprim i momentit dhe ndodhi pa dashje.

“Kërkoj falje nga ju sepse e kam besimin te Gjykata që vetëm drejtë të marr vendim dhe u kërkoj falje të gjithë familjarëve se nuk ka qenë, ajo ka qenë e momentit… sepse kemi qenë kojshi të mirë, kemi pasë raporte të mira dhe deri në atë moment s’kemi pasë diçka”, deklaroi i akuzuari, Skënder Krasniqi.

Avokati i Krasniqit, Ilir Ramaj, tha se gjykata duhet të vlerësoj të gjitha rrethanat e rastit dhe faktin që i mbrojturi i tij nuk ka qenë iniciues i konfliktit.

“Familjarët e të ndjerit së bashku me tani të ndjerin kanë shkuar në shtëpinë e Skender Krasniqit, ku situata ka eskaluar me kërcënim dhe ushtrim të dhunës fizike ndaj tij duke e përballur me një sulm real të drejtpërdrejt. Veprimi i tij nuk ka qenë rezultat i hakmarrjes, ose qëllim për të vrarë por reagim i menjëhershëm në një situatë ku ai e konsideron rrezik për jetën e tij”, theksoi Ramaj.

Mirëpo me këtë pretendim, nuk po pajtohet mbrojtja e familjes së viktimës, duke kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarin, teksa foli avokati I familjes, Mahmut Halimi.

“Pretendimi për mbrojtje të nevojshme bie në tri pika themelore. Së pari i akuzuari vet e pranoi se  të ndjerin Florim Zani dhe dëshmitari Ilir Zani nuk ka parë asnjë mjet në dorë, armë apo send tjetër. Pra nuk ka provë se viktima ka qenë i armatosur apo ka paraqitur rrezik vdekjeprurës për të akuzuarin. Së dyti edhe sikur ta pranon se ka pasë tension verbal apo shtyrje fizike, përdorimi i thikës në regjionin e qafës dhe të shpinës, në pjesë jetike të trupit, nuk është veprim proporcional i zbrapjes”, tha Halimi.

E prokurori, Menduhi Kastrati, theksoi se në administrimin e provave material e personale, është vërtetuar se Skënder Krasniqi është autor i kësaj vrasje.

“Nga këto dëshmi është vërtetuar se të njëjtit kanë qenë në vendin e ngjarjes, dëshmitari Ilir Zani ka parë momentin kur i akuzuari përmes përdorimit të thikës e ka goditur të ndjerin Florim Zani, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse”, pohoi Kastrati.

Sipas aktakuzës, ngjarja ndodhi për shkak të mosmarrëveshjes paraprake që kishte ndodhur të njëjtën ditë mes djalit të Skënder Krasniqit, i mitur T.K., me të miturin A.Z, nipi i viktimës, në rrjetin social tiktok.

Aty thuhet se djali i tash të akuzuarit, e kishte therrur me thikë nipin e viktimës.

Kjo bëri që viktima Florim Zani të shkoj në shtëpinë e Krasniqit për sqarim.

Pas një debati me tone të larta, Krasniqi e privoi nga jeta Zanin, duke e goditur dy herë radhazi me thikë, të cilën deri në atë moment po e mbante në dorë djali i të akuzuarit.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Kurti pas takimit me Abdixhikun e Osmanin: Jam optimist, por ende nuk kemi ndonjë të arritur

Kurti pas takimit me Abdixhikun e Osmanin: Jam optimist, por ende nuk kemi ndonjë të arritur

QKMF në Fushë Kosovë pa material për analiza

QKMF në Fushë Kosovë pa material për analiza

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Shqipëri

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Shqipëri

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se rruga “Nekibe Kelmendi” do të mbyllet përkohësisht

Nga sot deri më 18 korrik, mbyllet përkohësisht një pjesë e rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën