TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vrasja dhe maltretimi i tetë civilëve shqiptarë, pesë serbët dalin para gjykatës

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur gjykimi për vrasjen e tetë civilëve shqiptar në fshatrat e Gjilanit, gjatë luftës së fundit në Kosovë. Për këtë rast janë të akuzuar pesë persona, të cilët dolën sot para gjykatës.

by Florijeta Dernjani
6 muaj ago
0 1
A A

Janë në një aktakuzë të përbashkët.

Për pesëshen, Dragan Cvetkoviq, Dragan Niciq, Milosh Shoshiq, Nenad Stojanoviq dhe Slobodan Jevtiq, po bëhen përgatitjet e fundit për fillimin e gjykimit për krime lufte.

Ata akuzohen se në bashkëkryerje dhe me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar, të armatosur e të uniformuar, më 5 maj 1999, kishin ndërmarrë një aksion në disa fshatra të Gjilanit, ku ishin vrarë tetë civilë shqiptarë.

“Për shkak të veprës penale “krim i luftës kundër popullsisë civile në bashkëkryerje”. I akuzuari, Millosh Shoshiq, për shkak edhe të veprës penale “armëmbajtje pa leje”, ka thënë Rrahman Beqiri – kryetar i trupit gjykues

Sipas dosjes së prokurorisë, përpara vrasjes së tetë civilëve, ndaj tyre fillimisht ishte ushtruar dhunë e maltretim me mjete të ndryshme, derisa në fund ndaj tyre ishte shtënë me armë zjarri.

Për gjithë pretendimet e prokurorisë, planifikohet të dëshmojnë 19 dëshmitarë nga ana e organit akuzues.

Por, ndaj Cvetkoviq, Niciq, Shoshiq, Stojanoviq e Jetviq, do të dëshmojnë edhe vet të dëmtuarit.

“Behxhet Mehmeti, Nazmi Hajdini dhe Menderes Ramushi. Këta të tre janë të dëmtuar, por njëkohësisht edhe si dëshmitarë, të cilët do të spjegojnë situatën para këtij trupi gjykues, atë se çfarë kanë përjetuar”, tha Atdhe Dema – prokuror special.

Si të rëndësishme dëshminë e tyre, e vlerësuan edhe mbrojtja e të akuzuarve.

“Kërkojmë që të dëgjohen të gjithë deshmitarët dhe të dëmtuarit. Pasi ne nuk kemi marrë pjesë në marrjen në pyetje të asnjë dëshmitari, prandaj kemi çështje për të cilat dëshmitarët duhet t’i pyesim”, deklaroi Jovana Filipoviq –avokate e Dragan Cvetkoviq.

Edhe këta, do të thërrasin një numër të konsiderueshëm të dëshmitarëve.

“Ne e kemi bërë një liste të dëshmitarëve që do të propozojmë që të dëgjohen në shqyrtimin gjyqësor. Propozojmë që të dëgjohen 20 dëshmitarë të mbrojtjes”, tha Filipoviq.

Në shqyrtimin fillestar, pesë të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.

Kurse, shqyrtimi kryesor në këtë rast penal, do të fillojë në muajin nëntor të këtij viti.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident me fatalitet në Prizren, vetura përplas për vdekje 34-vjeçarin

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Furnizimi me ujë ndërpritet në disa fshatra dhe lagje të Fushë-Kosovës

Në këtë rrugë të Prishtinës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI

Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

“Info Nata”- 18.03.2026

“Info Nata”- 18.03.2026

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident me fatalitet në Prizren, vetura përplas për vdekje 34-vjeçarin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën