TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vrasja dhe groposja e Bekim Varit – Çka tha në gjykatë i akuzuari Leutrim Fejza?

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarit Leutrim Fejza, për vrasjen e Bekim Varit. Prokuroria lexoi aktakuzën, ndërkohë që Fejza mohoi fajësinë.

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
0 1
A A

23 janari i këtij viti, ishte tragjik për të riun Bekim Varin.

Në këto hapësira të fshatit Manastirc, ai dyshohet se u vra në mënyrë dinake.

Për këtë akt, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ditë më parë ngriti aktakuzë për “vrasje të rëndë”, ndaj Leutrim Fejzës.

E të martën, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Fejza doli për herë të parë para Gjykatës.

Të shumtë në numër, ishin familjarët e Bekim Varit që  erdhën ta përcillnin nga afër këtë shqyrtim fillestar.

Aty, prokurori i rastit, Shukri Jashari, shpjegoi se si kishte ardhur deri tek vrasja e Varit.

“I pandehuri me një person të paidentifikuar, me automjetin e tipit kamionetë, ngjyrë e bardhë, shkojnë e marrin të viktimën tek shtëpia e tij. Pastaj, me kamionetë shkojnë tek vendi i quajtur “Te Podi”, rrugën deri tek vila e vazhdojnë në këmbë, ku aty qëndrojnë deri të nesërmen pasdite, ku pastaj po në malet e fshatin Pleshinë e Ulët, shkojnë në këmbë për në shtëpi, ku për shkaqe të panjohura, devijojnë rrugën dhe shkojnë në rrugën që të shpie në fshatin Manastirc, po ashtu nëpër mal. Me të arritur në fshatin në fjalë, për motive të panjohura, i pandehuri e privon nga jeta tani të ndjerin, duke e qëlluar në kokë me armë që i ndjeri e kishte me vete”, ka thënë Jashari.

Sipas prokurorisë, krimi nuk kishte mbaruar me kaq.

“Pas privimit nga jeta, trupin e viktimës e mbulon me dhe, drunjë dhe dushkë. Pastaj, me qëllim që ta zhdukë në tërësi provat, me shkrepësen e tij të cilën e kishte me vete, ia vë flakën sendeve e që në vendin e ngjarjes janë gjetur mbetjet e disa sendeve që viktima i kishte me vete ditën kritike”, ka thënë tutje Jashari.

Prokuroria pretendon se i akuzuari kishte tentuar ta fshihte krimin e kryer, duke përdorur telefonin e të ndjerit për t’i dërguar mesazhe telefonike familjarëve të tij, në emër të viktimës.

“Me telefonin e viktimës, i dërgon sms djalit të vëllaut të të ndjerit, “Bir, jam nis për Gjermani me një shok, mos u bani marak. Babës kallxoju.” Kurse me datën 5 shkurt 2025, gjendet trupi i pajetë i të ndjerit nga disa qytetarë”, ka theksuar Jashari.

Për gjithë këto akuza, Fejza e mohoi fajin.

“Jo, nuk e pranoj fajësinë”, ka thënë Fejza.

Në këtë seancë të shqyrtimit fillestar, mbrojtja e Leutrim Fejzës kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, por që u refuzua nga ana e Gjykatës.

Kundërshtimin e aktakuzës, palët kanë të drejtë që ta bëjnë në një afat brenda 30 ditësh.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, ngrihet aktakuzë

Sot seanca për vrasjen e Diana Kastratit

A ndikoi përdorimi i fishekzjarrëve në ndotjen e ajrit në Prishtinë?

Mjegull në mëngjes, vranësira e diell gjatë ditës

Murtezaj: Kosova e meriton avancimin në rrugën drejt integrimit evropian, por krizat politike po e pengojnë

Murtezaj: Kosova e meriton avancimin në rrugën drejt integrimit evropian, por krizat politike po e pengojnë

Kurti në Paris kërkon mbështetjen e Francës për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO

Kurti në Paris kërkon mbështetjen e Francës për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO

Wenger, kandidati i UEFA-s për ta sfiduar Infantinon në garën për president të FIFA-s

Wenger, kandidati i UEFA-s për ta sfiduar Infantinon në garën për president të FIFA-s

15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, ngrihet aktakuzë

Sot seanca për vrasjen e Diana Kastratit

Në Abu Dhabi sot pritet të nisin negociatat ndërmjet përfaqësuesve amerikanë, rusë dhe ukrainas

Në Abu Dhabi sot pritet të nisin negociatat ndërmjet përfaqësuesve amerikanë, rusë dhe ukrainas

A ndikoi përdorimi i fishekzjarrëve në ndotjen e ajrit në Prishtinë?

Mjegull në mëngjes, vranësira e diell gjatë ditës

Murtezaj: Kosova e meriton avancimin në rrugën drejt integrimit evropian, por krizat politike po e pengojnë

Murtezaj: Kosova e meriton avancimin në rrugën drejt integrimit evropian, por krizat politike po e pengojnë

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, u godit nga rryma gjatë riparimit të defektit

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, u godit nga rryma gjatë riparimit të defektit

Emisioni “Info Nata” 09.11.2026

Emisioni “Info Nata” 09.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën