TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Votimi për largimin e kryetarëve në veri, procesi do të kushtojë mbi 230 mijë euro

nga teve1
1 vit më parë
0
A A
KQZ sot mban mbledhje, këto janë pikat e rendit të ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar buxhetin për organizmin e procesit të votimit që do të mbahet më 21 prill për largimin e kryetarëve të komunave veriore.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, u bë e ditur se buxheti i planifikuar është 233 mijë e 204 euro.

Reklamë

“Në këtë mbledhje KQZ shqyrtoi dhe miratoi planifikimin buxhetor për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024. Sipas vendimit të KQZ-së, buxheti i planifikuar për organizimin e këtij procesi është në shumën: 233,204 Euro”, tha Valmir Elezi për teve1.info.

Po ashtu, Elezi njoftoi se në mbledhjen e sotme, KQZ mori vendim për shkurtimin e kohëzgjatjes së afateve dhe miratoi Planin e Aktiviteteve për votimin për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

“Sipas vendimit të KQZ-së, aktivitetet kryesore për organizimin e këtij procesi, i referohen afatit prej 44 ditësh dhe janë si në vijim: 1. Fushata për ose kundër largimit të kryetarëve të komunave fillon më 19 prill dhe përfundon në orën 07:00 më 21 prill 2024; 2. Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhgueseve të OJQ-ve vendore, ndërkombëtare dhe mediave fillon më 01 prill dhe përfundon më 15 prill 2024; 3. Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike fillon më 1 prill dhe përfundon më 15 prill 2024; 4. Emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve bëhet më 17 mars 2024; 5. Emërimi i Këshillave të Vendvotimit fillon më 10 prill dhe përfundon më 11 prill 2024; 6. Publikimi i listës së qendrave të votimit bëhet jo më vonë se 16 mars 2024; 7. Periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës fillon më 18 mars dhe përfundon më 3 prill 2024; 8. Afati për kundërshtimin dhe konfirmimin e listës së votuesve fillon më 18 mars dhe përfundon më 5 prill 2024; 9. Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës fillon më 29 mars dhe përfundon më 3 prill 2024; 10. Certifikimi i Listës Votuese bëhet jo më vonë se 9 prill 2024; 11. Periudha e votimit përmes postës për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës fillon më 12 prill dhe përfundon më 20 prill 2024; 12. Aplikimi për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta dhe në institucione fillon 10 prill dhe përfundon më 18 prill 2024”, shtoi ai.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryerja e vrasjeve nga të rinjtë, faktorët psikologjik e social

Nga janari deri në korrik, 11 raste të vetëvarjses në Kosovë

Kolona të gjata mëngjesin e së shtunës në pikat kufitare

Deri në 1 orë pritje në pikat kufitare për dalje nga Kosova

27 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

27 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Kryerja e vrasjeve nga të rinjtë, faktorët psikologjik e social

Nga janari deri në korrik, 11 raste të vetëvarjses në Kosovë

Kolona të gjata mëngjesin e së shtunës në pikat kufitare

Deri në 1 orë pritje në pikat kufitare për dalje nga Kosova

27 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

27 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

Hapat e thjeshtë që ta mposhtni lodhjen pas punës

Hapat e thjeshtë që ta mposhtni lodhjen pas punës

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Reali i fortë për Oviedon

Reali i fortë për Oviedon

KB Bora konfirmon miqësoret para fillimit të sezonit

KB Bora konfirmon miqësoret para fillimit të sezonit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X