TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vonesat në formimin e institucioneve, a është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës?

Vonesat në krijimin e institucioneve për shkak të amandameteve kushtetuese, vlerësohet se kërkojnë ndryshimin e vetë Kushtetutës. Megjithatë, juristët janë me mendime të ndryshme sa i përket ndryshimit të aktit më të lartë juridik të vendit.

by Lindrit Zejnullahu
1 orë ago
0 0
A A

Në mungesë të 81 votave për President, vendi shkoi në zgjedhje më 7 qershor.

Edhe pas këtij procesi, partitë politike nuk arritën që me marrëveshje politike ta propozojnë një kandidat konsensual për këtë pozitë.

Andaj u kërkua një interpretim i Gjykatës Kushtetuese, e cila caktoi 6 tetorin si datën e fundit për zgjedhjen e Presidentit.

Kështu, në orët e vona të së martës u arrit që Justina Shiroka Pula e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, të marrë përkrahjen edhe të Partisë Demokratike të Kosovës.

Megjithatë, për këto obligime kushtetuese po kërkohet që të bëhet një përditësim dhe ndryshim i vetë Kushtetutës.

“Në interes të mbarëvajtjes së disa proceseve dhe të realizimit më të shpejtë dhe më efikas të disa rregullimeve tona të brendshme por natyrisht edhe disa raporteve ndërkombëtare kishte me qenë e udhës të bëhet ndryshimi. Mirëpo te ndryshimi i Kushtetutës në implementimin e saj janë paraqitë një mori të pengesave që e pengojnë aktualisht mundësinë e rregullimit tonë, për faktin se kërkohen pëlqimi i 2/3 jo vetëm deputetëve shumicë, por edhe deputetëve nga pakicat”, vlerëson Kolë Krasniqi- profesor.

Derisa në Institutin e Kosovës për Drejtësi thotë se nuk ka nevojë për ndryshim, pasi partitë politike duhet ta zbatojnë Kushtetutën.

“Kushtetuta është jashtëzakonisht e mirë, duhet t’i përshtatet realitetit politik rreth realitetit të partive politike në Kuvendin e Kosovës…dhe nuk mundemi ne ta hartojmë Kushtetutën duke i përshtatur një partie politike sa për qind po fiton, kështu që kjo Kushtetutë duhet ta imponojë, promovojë dialogun, kompromisin” , thotw Ehat Miftaraj

Në këtë drejtim, ai vlerëson se ndryshimi i mundshëm i aktit më të lartë juridik të vendit, mund të ketë pasoja edhe në integrimin evropian.

“Duhet bërë një vlerësim se cili do të jetë ky impakti te partnerët tanë ndërkombëtarë, cili do të jetë impakti në procesin e integrimit evropian, por edhe në procese tjera që lidhen me fatin e Republikës së Kosovës. Ne e dimë se fatkeqësisht Kosova ka vendosur, respektivisht partia në pushtet që mos ta zbatojë një pjesë të Kushtetutës së Kosovës sepse e ka ngrirë pothuajse tërësisht bashkëpunimin me Listën Serbe dhe ne kemi amandamentet kushtetues për Vettingun që është duke qëndruar mbi 2 vjet në Kuvendin e Kosovës”, shprehet Miftaraj.

Edhe zgjedhja e presidentit nga votimi i drejtpërdrejt i qytetarëve shpesh është parë si opsioni më i drejtë. Megjithatë edhe për këtë nevojitet ndryshimi i Kushtetutës, por për ndryshimin e Kushtetues, nevojiten 2/3 e deputetëve shqiptar dhe 2/3 e deputetëve të komuniteteve pakicë në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gruda: Qeveria Kurti po e shkatërron administratën publike

Gruda: Ligji për Specialen nuk e shkel Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare

Haxhiu: Miqësinë me Gjermaninë e pasurojnë shqiptarët e Kosovës që jetojnë atje

Haxhiu: Miqësinë me Gjermaninë e pasurojnë shqiptarët e Kosovës që jetojnë atje

Vdekja e punëtorit në vendin e punës, arrestohen gjashtë persona

Policia sqaron rastin e videos me armë në një shkollë në Ferizaj: Ishte lodër

Rrëfimi i minatorit të ngujuar në Trepçë: 4 orë për çdo horizont deri në sipërfaqe

“Këndi i Debatit” 08.10.2026

“Këndi i Debatit” 08.10.2026

A është normalizuar shkelja e Kushtetutës në Kosovë?

Vonesat në formimin e institucioneve, a është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës?

Vdekja e punëtorit në vendin e punës, arrestohen gjashtë persona

Policia sqaron rastin e videos me armë në një shkollë në Ferizaj: Ishte lodër

Rrëfimi i minatorit të ngujuar në Trepçë: 4 orë për çdo horizont deri në sipërfaqe

Rrëfimi i minatorit të ngujuar në Trepçë: 4 orë për çdo horizont deri në sipërfaqe

Zyrtarë të Prokurorisë vizitë në ShBA, do të kenë takime me zyrtarë të lartë amerikanë

KPK publikon vendimin dhe jep arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën