TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Von der Leyen takohet me Pendarovskin e Xhaferin, nesër viziton Kosovën

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Von der Leyen takohet me Pendarovskin e Xhaferin, nesër viziton Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën e saj katërditore në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo është takuar në Shkup me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi. Ky i fundit në një postim në Facebook ka dhënë detaje nga bisedimet me Von der Leyen.

“Në takimin e punës me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bisedonim për përgjegjësinë politike të gjithë partive në miratimin e ndryshimit të Kushtetutës dhe proceseve reformuese në drejtim të anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Xhaferi.

Përveç Xhaferit, e para e Komisionit Evropian është pritur në takim edhe nga presidenti Stevo Pendarovski.

“Me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, diskutuam për fazat e ardhshme të negociatave pas përfundimit të procesit të shqyrtimit dhe dinamikën e zbatimit të reformave. Faleminderit për mbështetjen dhe përkushtimin nga BE-ja për integrimet tona evropiane”, ka shkruar Pendarovski në një postim në Facebook.

Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen të hënën do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas Prishtinës, Von der Leyen do të vazhdojë vizitën në Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Gjatë vizitës në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor, kryetarja e Komisionit Evropian, do ta prezantojë Kornizën Investuese të Ballkanit Perëndimor, e cila është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian, institucioneve financiare dhe donatorëve, që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Paketa e investimeve e planifikuar nga Unioni për avancimin e rajonit arrin në 6 miliardë euro – 2.1 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi, por kjo ndihmë për rajonin do të kushtëzohet nga shkalla e reformave të zbatuara në secilin prej vendeve veç e veç.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pesë shtete të BE-së bëjnë thirrje për një taksë të re mbi fitimet e energjisë, mes rritjes së çmimeve

Pesë shtete të BE-së bëjnë thirrje për një taksë të re mbi fitimet e energjisë, mes rritjes së çmimeve

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Ushtria e Kosovës e gatshme për anëtarësim në NATO

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Arrestohet i dyshuari pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë ku mbeten të plagosur dy persona

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të drogës

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të drogës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën