TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Von der Leyen anulon takimin me kryeministrin serb, pasi ai takoi ministrin rus

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Von der Leyen: Ndërprerja e furnizimit me gaz nga Rusia është një instrument shantazhi

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, e ka anuluar një takim të paraparë me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq, të premten në Beograd, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer.

Arsyeja e anulimit, sipas zëdhënësit, ishte një takim që Vuçeviq e mbajti paraprakisht ditën e njëjtë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.

Më herët të premten, shefja e KE-së u takua me presidentin e Serbisë, me të cilin bisedoi për rrugën e Serbisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, Serbi, 25 tetor 2024.Vuçeviq u takua me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov, në kryeqytetin serb të premten, në ditën kur von der Leyen po qëndron në Serbi si pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, raporton Radio Evropa e Lire.

Qeveria serbe tha se Vuçeviq dhe Reshetnikov biseduan për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe të përgjithshëm ndërmjet dy vendeve.

Reshetnikov është në mesin e një numri zyrtarësh nga Moska që janë nën sanksione perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, që nisi më 2022.

Reshetnikov tha se Moska e “çmon politikën e balancuar” të Serbisë dhe qëndrimin e saj për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë, sipas njoftimit.

Në njoftimin e Qeverisë së Serbisë, thuhet se kryeministri, duke folur për sanksionet ndaj Rusisë, ka thënë se Serbia “përkundër presioneve të mëdha udhëheq një politikë të lirë dhe të pavarur” dhe se ka bashkëpunim të mirë si me Rusinë ashtu edhe me Bashkimi Evropian, Kinën dhe vende të tjera.

Serbia thotë se e mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por ajo nuk po pranon të rreshtohet përkrah Bashkimit Evropian – pjesë e të cilit synon të bëhet – për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa përfaqësuesit e autoriteteve në Beograd vazhdojnë të mbajnë lidhje me Kremlinin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump: Jam i zhgënjyer por nuk kam mbaruar ende punë me Putinin

Trump akuzon demokratët për “sjellje rebele” dhe sugjeron dënim me vdekje

Izraeli vazhdon sulmet ajrore ndaj Libanit

OKB-ja raporton 7,500 shkelje të hapësirës ajrore të Libanit nga Izraeli gjatë armëpushimit

Ukraina hedh poshtë planin e paqes SHBA-Rusi, e cilëson si “absurd”

Ukraina hedh poshtë planin e paqes SHBA-Rusi, e cilëson si “absurd”

Valë e fortë e të ftohtit dhe borës mbyll qindra shkolla në Mbretërinë e Bashkuar

Valë e fortë e të ftohtit dhe borës mbyll qindra shkolla në Mbretërinë e Bashkuar

Shala përmend pikat e forta të Kosovës kundër Sllovakisë

Shala përmend pikat e forta të Kosovës kundër Sllovakisë

“Cili është koalicioni që ofron zgjidhje për ngërçin politik?

“Cili është koalicioni që ofron zgjidhje për ngërçin politik?

Smajljaj ironik: Këto zgjedhje s’duken përnjmend, apo ndoshta ndonjë parti mendon se fiton 70%”

Smajljaj ironik: Këto zgjedhje s’duken përnjmend, apo ndoshta ndonjë parti mendon se fiton 70%”

Neziri e vlerëson të pakuptimit shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlamentare në maksimum

Neziri e vlerëson të pakuptimit shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlamentare në maksimum

Hoxhaj e sheh të mbyllur çështjen e Konventës: Gara e jashtme ka filluar, jam me PDK-në e Bedriun

Hoxhaj e sheh të mbyllur çështjen e Konventës: Gara e jashtme ka filluar, jam me PDK-në e Bedriun

Hoxhaj: Më 9 shkurt, Kurti bëri të ditur se nuk është i interesuar për formimin e institucioneve

Hoxhaj: Më 9 shkurt, Kurti bëri të ditur se nuk është i interesuar për formimin e institucioneve

Motta: Interi është favorit për titullin e Serie A, duhet të luajmë me 200 për qind

E duan në Rusi, Thiago Motta refuzon sërish

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën