TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vizitorët e Ujëvarave të Mirushës ankohen për mungesë të infrastrukturës

Një ndër atraksionet më të bukura që ka Kosova është Ujëvara e Mirushës. Por vizitorët po hasin në telashe për të gjetur rrugën deri atje, madje ata po ankohen që ka mungesë të infrastrukturës. Por kjo nuk po e ndalon frekuentimin e madh të qytetarëve nga Kosova dhe jo vetëm.

by Rinesa Osmanaj
2 vjet ago
0
A A
Vizitorët e Ujëvarave të Mirushës ankohen për mungesë të infrastrukturës

Është një ndër vendet më të bukura që ka Kosova.

E rruga për të ardhur deri këtu vazhdon të sjell telashe për turistët.

Nga Podujeva mori rrugën për tek Ujëvarat e Mirushës.

Enver Munishi shprehet i pakënaqur sa i përket infrastrukturës.

“Infrastruktura duhet me patjetër, rrugën, parkingun edhe këtë rrugën e shkurtër prej parkingut deri këtu iu kisha propozu që me investu pak dhe me ua bë të mundshme njerëzve me aftësi të kufizuara për me ardhë”, tha qytetari.

E Skender Krasniqi zgjodhi që këtë ditë të kalojë me miq nga Londra.

Ai kërkon që në këtë vend të investohet më shumë.

“Është shumë e keqe rruga nuk është ndërmarrë asgjë për me ardh deri këtu as nuk ka shenja treguese për rrugë dhe rruga është katastrofë, ky vend është i mrekullueshëm dhe duhet të bëjnë sa më shumë që me pas turista”, tha Skender Krasniqi, qytetar.

Ndërsa edhe qytetarët tjerë që vizituan për herë të parë këtë atraksion turistik, u shprehen të zhgënjyer.

“Hera e parë që e vizitoj këtë vend, këtu mirë nuk është keq por kishte pak vështirësi rrugës nuk kishte tabela orientuese, rruga ishte pak e keqe në përgjithësi mirë”, tha Xhevdet Tahirukaj, qytetar.

Rreth dy muaj më parë, zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi dhe kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati nënshkruan memorandum mirëkuptimi për financimin e rrugës që të shpie tek Ujëvara e Mirushës në vlerë prej rreth 700 mijë euro.

Pavarësisht mungesës së zhvillimit të infrastrukturës, kjo nuk ndalon që Ujëvarat e Mirushës të vizitohen çdo ditë nga turistët.

Ujëvarat e Mirushës shtrihen në territorin e tri komunave, Rahovec, Klinë dhe Malishevë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vitia takon studentët e Mjekësisë, dëgjon kërkesat dhe idetë e tyre

Vitia takon studentët e Mjekësisë, dëgjon kërkesat dhe idetë e tyre

Letër nga OVL-UÇK për Albulena Haxhiun: Nevojiten fonde për mbrojtjen e ish-luftëtarëve në Hagë

OVL-UÇK kritikon Gjykatën Speciale: Jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare

Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, ky është emri që merr drejtimin e Portit të Durrësit

Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, ky është emri që merr drejtimin e Portit të Durrësit

12 vjet burgim ndaj Edon Bujupit për vrasjen e vjehrrit në Prishtinë

Substancë e dyshuar narkotike zbulohet e fshehur në xhaketën e një familjari gjatë vizitës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Maluma në Prishtinë më 2027, ylli kolumbian përfshin Kosovën në turneun botëror

Maluma në Prishtinë më 2027, ylli kolumbian përfshin Kosovën në turneun botëror

Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

12 vjet burgim ndaj Edon Bujupit për vrasjen e vjehrrit në Prishtinë

Substancë e dyshuar narkotike zbulohet e fshehur në xhaketën e një familjari gjatë vizitës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Komisioni hetimor për Arlinda Zekajn – Pushteti dhe opozita s’pajtohen me ecurinë e komisionit

Komisioni hetimor për Arlinda Zekajn – Pushteti dhe opozita s’pajtohen me ecurinë e komisionit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën