TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vizita e Osmanit në ShBA vlerësohet e rëndësishme për krijimin e raporteve me administratën e Trumpit

Paraditen e sotme, Presidenca e Kosovës, njoftoi se shefja e shtetit, Vjosa Osmani, ndodhet në SHBA me ftesë të një grupi kongresistësh amerikanë, për të marrë pjesë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit, si dhe për të mbajtur fjalim në njërën nga ngjarjet kryesore të këtij organizimi të Kongresit amerikan.

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
1 0
A A

Të mërkurën publikuan një fotografi në rrjetin social Facebook.

Në këtë formë, Presidenca e Kosovës, e bëri të ditur se shefja e shtetit ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo për të zhvilluar një takim me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, për çështjet evropiane dhe të euroazisë, Luis Bono.

Nga presidenca e Kosovës, kanë bërë të ditur se Osmani do të marrë pjesë edhe në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në Uashington.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të një grupi kongresistësh amerikanë, udhëtoi për në Washington, D.C., për të marrë pjesë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit si dhe për të mbajtur fjalim në njërën nga ngjarjet kryesore të këtij organizimi të Kongresit amerikan, thuhet nga Presidenca.

Por, duket se këto nuk do të jenë takimet e vetme qe Osmani do t’i zhvillojë në Uashington.

“Gjatë qëndrimit në Uashington, Presidentja Osmani do të zhvillojë gjithashtu takime me kongresistë amerikanë dhe zyrtarë të administratës së SHBA-së, me fokus në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe avancimin e aspiratave euroatlantike të vendit tonë”, thuhet tutje.

E sipas njohësve të çështjeve politike, vizitat e krerëve shtetërorë të Kosovës në SHBA në këtë kohë, janë të rëndësishme.

“Kjo vizitë në Departamentin e Shtetit, pavarësisht pse nivelet nuk janë aq të larta, kemi të bëjmë me një zyrtar të Byrosë për Evropën dhe Euroazinë, i cili në një formë ose tjetrën e ka një njohje për shtetet e Ballkanit, në këtë rrafsh është jashtëzakonisht e mirë, krijimi i kanaleve dhe raporteve të reja me Administratën Trump”, ka vlerësuar politologu Albinot Maloku.

Ndryshe, emisari i SHBA-ve për Misione të Posaçme, Richard Grenell, të martën shkroi se SHBA-së i duhen partnerë të besueshëm në Ballkan.

Ndërsa sipas tij, Qeveria aktuale e Kosovës nuk është e tillë.

Tags: vizita ne ShBAVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Lajçaku shpesh e ka luajtur rolin e avokatit të Serbisë”– Andin Hoti flet për prapaskenat e dialogut

“Lajçaku shpesh e ka luajtur rolin e avokatit të Serbisë”– Andin Hoti flet për prapaskenat e dialogut

​28 vjet nga beteja e Likoshanit dhe Qirezit

​28 vjet nga beteja e Likoshanit dhe Qirezit

E mërkura me diell dhe vranësira

E shtuna mot me diell

Ramabaja: Rikandimi i Osmanit rrezikon zgjedhje të reja

Buja: Krasniqi figurë unifikuese, do të pranohej për president edhe nga LVV e Vjosa Osmani

Buja: Krasniqi figurë unifikuese, do të pranohej për president edhe nga LVV e Vjosa Osmani

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

Hoti: Ngjarje si “Epopeja e UÇK-së” duhet në na gjejnë të bashkuar

Hoti: Ngjarje si “Epopeja e UÇK-së” duhet në na gjejnë të bashkuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën