tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Vitia: Kanë filluar hetimet për shkakun e helmimit të qindra personave në Malishevë

tëvë1 nga tëvë1
14/10/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija ka thënë se inspektoratet dhe organet ligjzbatuese janë në terren dhe kanë marrë të gjitha të dhënat lidhur me rastin dhe burimin e shkakun e helmimit të qindra personave në Malishevë.

Ai tha se mbrëmë pasi u njoftuan për rastin e helmimit bashkë me drejtorin e SHSKUK-së i vizituan të hospitalizuarit në Klinikën Infektive në QKUK, shkruan teve1.info

“Mbrëmë, menjëherë pasi u njoftuam për rastin e helmimit të 68 qytetarëve në Komunën e Malishevës bashkë me drejtorin e SHSKUK-së i vizituam të hospitalizuarit në Klinikën Infektive në QKUK.Në QKUK të hospitalizuar janë 11 qytetarë dhe 9 qytetarë të tjerë janë në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit.Gjendja e të gjithë të hospitalizuarave pas marrjes së trajtimit mjekësor është e qetë dhe stabile. Inspektoratet dhe organet ligjzbatuese janë në terren dhe kanë marrë të gjitha të dhënat lidhur me rastin dhe burimin e shkakun e helmimit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ka shkuar në 120 numri i personave të helmuar nga ushqimi që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Kështu ka deklaruar për Tëvë 1 Afrim Krasniqi, drejtor i QKMF-së së qytetit të Malishevës, i cili tha se simptomat e tyre kanë qenë vjellje, barkëqitje, temperaturë dhe ethe.

“120 ka shkuar numri i të infektuarve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si rezultatet i helmimit me ushqim. Rastet që i kemi trajtuar ne në Qendrën e Mjekësisë Familjare kanë që në raste pak më të lehta, ndërsa ato më të rënda i kemi dërguar në Kliniken Infektive në Prishtinë dhe në Spitalin Rajonal në Prizren. Simptomat kanë qenë vjellja, barkëqitja, temperature dhe ethet. Këto kanë qenë simptomat në 99 për qind të rasteve”, ka deklaruar Krasniqi për Tëvë 1.

Helmimi në Malishevë, shkon në 120 numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore

Jakupi: Jemi të dëshpëruar, asnjë nga kërkesat e minatorëve nuk janë realizuar deri më tani

08/12/2023

Canaj: Draft-statuti i Asociacionit sjell një mini-republikë brenda Republikës së Kosovës

08/12/2023

Estonia njeh përpjekjet e Kosovës për de-eskalim të situatës në vëri

08/12/2023

Konjufca: BE-së s’i takonte ta propozonte draft-statutin për Asociacionin

08/12/2023

Tre module shtohen në bazën e të dhënave për evidentimin e rasteve të dhunës në familje

08/12/2023

D+ publikon raportin “Keqpërdorimi i marrëveshjeve për shërbime të veçanta në nivelin qendror”

08/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.