TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Vita” reagon pas inspektimit: Vendimin për pezullimin nuk e ka marrë ministria, por ne si bord

by teve1
50 minuta ago
1
A A
“Vita” reagon pas inspektimit: Vendimin për pezullimin nuk e ka marrë ministria, por ne si bord

Përfaqësuesit e qumështores “Vita”, kanë deklaruar se vendimi për pezullimin e përkohshëm të punës është marrë nga vetë kompania dhe jo nga institucionet, ndërsa kanë kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AVUK) që t’i publikojë sa më shpejt rezultatet e analizave të mostrave të marra gjatë kontrollit të fundit.

Konferenca për media u mbajt një ditë pasi Qumështorja “Vita” në Istog njoftoi për ndërprerjen e përkohshme të aktivitetit të saj.

Drejtori i përgjithshëm i Qumështores “Vita”, Artan Spahija, tha se më 2 korrik në kompani është zhvilluar një kontroll urgjent me vendim të Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa theksoi se pezullimi i punës ishte vendim i bordit të kompanisë.

” Arsyeja e kësaj deklarate ka qenë rasti i djeshëm që ka ndodhur te qumështorja ‘Vita’. Sot kemi një deklaratë për media. Arsyeja e vizitës së një grupi prej 15 apo 20 personave: fillimisht kanë ardhur si inspektorë, pastaj ka dalë që janë nga Ministria me një vendim. Me datën 2 korrik, ministri në detyrë ka marrë vendim për një kontroll urgjence për qumështoren ‘Vita’ Ne i kemi pritur në zyra dhe kemi kërkuar nga ata që të prezantohen se për çfarë dhe kush kanë ardhur, sepse ka qenë një numër shumë i madh. Neve na ka ardhur vetëm kjo shkresë nga zyrtarja e ministrisë dhe jo nga dikush tjetër. Për fat të keq, më duhet të them se ai grup punues nuk është marrë fare me ne; ka pasur njerëz të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si dhe të AVUK-ut. Pastaj, të gjithë këta kanë filluar vizitën në fabrikë.”, tha Spahija.

Ai shtoi se komunikatën të cilën e kanë nxjerrë AVUK bie ndesh me atë që është e shkruara në inspektimet e inspektorëve që ishin të pranishëm.

Avokati i kompanisë, Leka Sahatçiu, tha se “Vita” nuk i është shmangur asnjëherë kontrolleve të institucioneve dhe se kompania ka bashkëpunuar vazhdimisht me ata.

Po ashtu, Sahatçiu kritikoi përbërjen e ekipit që kreu inspektimin, duke pretenduar se në të kishte edhe persona që nuk ishin inspektorë.

“Në lidhje me produktet që përmbajnë vaj bimor apo nuk kanë përmbajtje qumështi, duam të sqarojmë se secili produkt është i raportuar dhe i sigurt për konsum, si dhe është i raportuar paraprakisht në AUV. Është vërtetuar edhe dje se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe e njëjta është konfirmuar edhe nga AUV. Kontrolli i djeshëm konfirmoi se ne nuk i frikësohemi asnjëherë inspektimit, por ka shkaktuar reagim për shkak të përbërjes së ekipit. Nuk kanë qenë vetëm inspektorë. Zakonisht nuk vijnë 20 persona, por dy ose tre. Në këtë rast kemi pasur edhe këshilltaren politike të ministrit, si dhe një person që është konkurrent, pjesë e grupit të inspektimit. Kjo ka qenë pakënaqësia jonë…. Nuk e kuptoj ku është problemi, kur të gjitha produktet të cilat ne i kemi në konkurrencë, sikurse Halta, apo Polimarki, Plazma, Nutella, të gjitha krejt këtë e kanë vaj palme. Nëse është e dëmshme, është e dëmshme edhe për këto produkte. Unë një gjë duhet t’ju njoftoj, zyrtarisht. Dokumentacionin mund ta keni dhe ju. Për të gjitha produktet të cilat ne i kemi në zhvillim, ende pa dalë në treg, njoftohet Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë, zyra rajonale në Pejë, paraprakisht. Me te gjitha specifikimet e produktit, me diagramin e rrjedhës, se si kalon, në cilat linja punohet, të gjitha këto ne i përgatisim në detaje “, tha Sahatçiu, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, drejtori i prodhimit, Musa Berisha, tha se të gjitha produktet kanë të deklaruar përbërjen dhe se përdorimi i vajit të palmës nuk është karakteristikë vetëm e produkteve të “Vita”-s.

“Profili i produkteve është ai që e kërkon përbërja e tyre dhe çdo produkt ka të deklaruar saktësisht përmbajtjen. Unë, si profesionist i fushës, nuk e kuptoj ku qëndron problemi, pasi të gjitha produktet konkurruese përmbajnë vaj palme. Nëse konsiderohet i dëmshëm, atëherë është i dëmshëm për të gjitha produktet.”, tha Berisha.

Ai shtoi se për çdo produkt AUV-ja njoftohet paraprakisht dhe se institucionit i dorëzohen të gjitha specifikimet teknike të prodhimit.

AUV: Nuk është marrë asnjë masë për mbylljen e subjektit që merret me përpunimin e qumështit

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga 3 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturimet direkte për Karlsruhe/Baden

Nga 3 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturimet direkte për Karlsruhe/Baden

Kurti mbështet organizimin e “Vespa Festival Prishtina 2026”, priten pjesëmarrës nga mbi 10 shtete

Kurti mbështet organizimin e “Vespa Festival Prishtina 2026”, priten pjesëmarrës nga mbi 10 shtete

Vendoset gurthemeli i Qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Obiliq

Vendoset gurthemeli i Qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Obiliq

Logos-A boton librin më të ri, “Sfera publike e lëngshme – mediet sociale, opinioni publik dhe (pa)mundësia e dialogut Kosovë- Serbi” të Mehmet Kalisit drejtor i Tëvë1

Logos-A boton librin më të ri, “Sfera publike e lëngshme – mediet sociale, opinioni publik dhe (pa)mundësia e dialogut Kosovë- Serbi” të Mehmet Kalisit drejtor i Tëvë1

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën