TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Viktimat e dhunës në familje do të përfitojnë nga 500 euro në muaj

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Viktimat e dhunës në familje do të përfitojnë nga 500 euro në muaj

Drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Adelinë Sahiti, tha se mbështetja u dedikohet më shumë grave për të cilat deri më tani nuk kanë mundur t’u sigurojnë strehim për më shumë se 6 muaj.

Ajo thotë se me këtë vendim do t’i mundësoj viktimave të dhunës në familje të jetojnë të qetë dhe pa dhunë.

“Ky vendim i ka tri shtylla të tij, tri mbështetje financiare në pako prej 500 euro e të cilat përfshijnë strehimin për viktimat e dhunës në familje, strehimi i cili mbulon deri në 250 euro për një viktimë e dhunës në familje, banimin e saj, gjetjen e qerasë. E pastaj pjesa tjetër 150 euro për ato të cilat nuk janë pjesë e skemës sociale për kushte të jetesës për veshmbathje e gjëra ushqimore të tilla dhe 50 euro për një fëmijë”, tha Sahiti.

Sipas Sahitit, nëse viktima i ka më shumë se një fëmijë,Komuna i ofron edhe 100 euro shtesë.

“Në rast që viktima mund të ketë më shumë se një fëmijë, ne do t’i ofrojmë deri në 100 euro që në total kur bëjmë një matematikë të thjeshtë del që janë 500 euro për një viktimë të dhunës në familje. Është një vendim shumë i guximshëm, një hap shumë i madh, e ne këtë e kemi bërë para se të fillonte kampanja globale 16 ditë aktivizmit kundër dhunës në familje. Me këtë po besoj që kemi një progres apo një shembull sigurisht që duhet të praktikohet edhe nga komunat e tjera, e pse jo edhe nga niveli qendror e normalisht që vetëm shumëfishohet kjo pagesë”, thotë Sahiti.
Sipas drejtoreshës Sahiti, për herë të parë është marrë një vendim i tillë dhe me këtë viktimat e dhunës në familje do ta kenë të lehtë edhe gjendjen emocionale që iu krijohet në atë periudhë.

“Është hera e parë që bëhet një ndihmesë e tillë, më herë nuk kemi pasur, unë e thashë që kemi pasur strehimore deri në 6 muaj dhe pastaj ajo është dashur t’ia bëje zgjidhjen vetes duke e pasur parasysh këtë situatë ne kemi reaguar në mes këtij vendimi dhe duke pasur parasysh se qendra për Punë Sociale është dera e parë pas raportimit në polici që e bënë viktima, atëherë është punëtori sociale i cili e bënë, duhet të jetë pjesë e gjithë procedurës nga marrja në intervistë e viktimës deri tek vendosja në vazhdimësi ecuria se si po akomodohet dhe gjendja e saj shpirtërore emocionale e saj dhe çka mund të bëjë mirë ne e kemi pa të udhës dhe e kemi marrë vendim që po besoj që ka hy në fuqi dhe nga janari i vitit tjetër ne presim aplikimet e para me seri kriteresh që t’i përmbushin”, shton Sahiti.

Sipas Sahitit, drejtoria që e drejton dhe Komuna në përgjithësi është e angazhuar që t’u dalin në ndihmë financiare prej 6 muaj e deri në 2 vite viktimave të dhunës në familje.

Sipas saj, deri në shtator të këtij viti në Drejtorinë për Mirëqenie Sociale janë lajmëruar 300 viktima të dhunës në familje, derisa bënë thirrje për edukim të gjeneratave të reja sa i përket kësaj fushe.

“Ne sipas statistikave që kemi qendra për punë sociale, janë rreth 300 raste deri në shtator. Fatkeqësisht kemi një ngritje të madhe të numrit të rasteve të raportuara. Kjo mund të jetë të ndikojë që të ngrihet vetëdija e qytetarëve e grave në kuptimin e asaj që askush nuk e duron dhunën duhet të raportojnë, dhe është institucion dhe nuk është brenda mureve të shtëpisë të mbytur aty. Por dhuna duhet të raportohet, dhuna duhet të luftohet dhe si e tillë nuk duhet të lejohet në asnjë variant të këtë zgjidhje për asgjë kjo ka shumë rëndësi”, tha Sahiti.

Sipas Sahitit, kriteret për aplikim janë të specifikuara: një rast të hapur i cili duhet të ketë një vendim nga gjykata, duhet të kenë një raport për punë sociale, duhet të kenë certifikata të lindjes, që të jenë banore e Komunës së Prishtinës, duhet të kenë të noterizuar edhe vendin ku do të vazhdojnë të banojnë ku do ta gjejnë strehimin e tyre, dhe për të cilat janë të publikuara në faqen e Komunës së Prishtinës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Pas dakordimit Kurti-BE për serbët, Lista Serbe thirrje komunitetit të tyre: Aplikoni për dokumente të Kosovës

​Pas dakordimit Kurti-BE për serbët, Lista Serbe thirrje komunitetit të tyre: Aplikoni për dokumente të Kosovës

Veseli: Tragjedia në Prekaz nuk ishte akt i izoluar, por vazhdim i masakrave serbe

Specialja ia vazhdon paraburgimin Kadri Veselit

Konjufca në bisedë me Sheikh Abdullah: Kosova mbështet Emiratet ndaj sulmeve në rajon

Konjufca në bisedë me Sheikh Abdullah: Kosova mbështet Emiratet ndaj sulmeve në rajon

Apeli dërgon në paraburgim tre të dyshuarit për 1 milion euro në Merdar

​Vetëvendosje pret që BE-ja t`i largojë masat ndaj Kosovës në fillim të vitit 2025

Kryeziu: Kosova po konsolidohet si vend me demokraci të zhvilluar

Ambasadori austriak për ngjarjen tragjike në Vjenë: Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave

Ambasadori austriak për ngjarjen tragjike në Vjenë: Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Të enjten pa rrymë disa zona të Ferizajt dhe Gjilanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën