TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vihen gurthemelet e një xhamie në Gjilan, bëhet thirrje për unitet e vepra të mira

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Vihen gurthemelet e një xhamie në Gjilan, bëhet thirrje për unitet e vepra të mira

Janë vënë gurthemelet e një xhamie në komunën e Gjilanit. Rëndësia e këtij institucioni fetar, u theksua nga përfaqësues lokal e qendror të Bashkësisë Islame.

Për vënien e themelit të xhamisë u tubuan prijës të institucioneve fetare lokale e qendrore, akterë politikë e qytetarë.

Kryemyftiu tregoi për rëndësinë që ka ndërtimi i një xhamie.

“Ata që janë bërë sebep për ndërtimin e kësaj xhamie, po ua them një hadith të pejgamberit Muhamedi a.s, “Ai i cili e ndërton një xhami, Allahu xh. ka për t’i ndërtuar një shtëpi në ditën e gjykimit, në ditën e kiametit”, tha kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

E myftiu i Gjilanit, potencoi aktivitet që do të zhvillohen në xhaminë e re.

“Xhamia jonë, për të cilën sot po vendosim gurthemelet, do të jetë një hapësirë e mbështetjes dhe e dijes. Këtu do të zhvillohen aktivitete që do t’i përkrahin të rinjët dhe dhe do t’u japin shpresë të moshuarve. Kjo do të jetë një strehë ku do të takohen dijetarë, nxënës e besimtarë”, tha myfiu i Gjilanit, Naim Aliu.

Për rëndësinë e edukimit fetar tek të rinjët, foli i pari i komunës së Gjilanit.

“Në ditët e tilla, kur institucionet fetare rriten atëherë edhe dukuritë negative në shoqëri do të duhej të binin më poshtë. Është brengë e jona e përditshme që të rinjtë tanë e qytetarët tanë, të jenë të edukuar mirë, të jenë të mësuar mirë ashtu siç duhet, ndërkohë të punojnë e të angazhohen për qytetin e tyre dhe komunitetin e tyre për shoqërinë përgjithësisht”, tha kryetari Alban Hyseni.

Për ndërtimin e kësaj xhamie, kanë kontribuar edhe qytetarë dhe mërgimtarë të komunës së Gjilanit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Gjini shpërthen në kritika ndaj Kurtit: Po ia qet faqen e zezë Kosovës, ka për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan

Aleanca: Për pesë ditë u paguan 11 milionë euro për rrymë, ndërsa qytetarët po përballen me reduktime

Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtime

Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtime

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

Probleme të përsëritura me E. coli, AUV ndalon importin e produkteve nga AD Mlekarna Tetovo

Galatasaray fiton derbin ndaj ekipit të “shqiptarëve”

Galatasaray fiton derbin ndaj ekipit të “shqiptarëve”

​Sulmi me armë në Krakov, publikohen detaje për të dyshuarin 25-vjeçar

​Sulmi me armë në Krakov, publikohen detaje për të dyshuarin 25-vjeçar

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Arsenali triumfon ndaj Hull Cityt, Odegaard vendos fatin e ndeshjes

Arsenali triumfon ndaj Hull Cityt, Odegaard vendos fatin e ndeshjes

Gjilani fitoi dramën ndaj Malishevës

Gjilani fitoi dramën ndaj Malishevës

Vuçiq vazhdon retorikën nacionaliste për Kosovën, kësaj radhe duke kënduar

Vuçiq vazhdon retorikën nacionaliste për Kosovën, kësaj radhe duke kënduar

​Shpërndahen protestuesit në Tiranë

​Shpërndahen protestuesit në Tiranë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën