Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën.
Rasti ka ndodhur të diellin në Prishtinë.
“Prishtinë 29.10.2023-19:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, persona të panjohur i kanë vjedhur veturën me targa vendore. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa nga njësitet policore po kryhen hetime intensive”, thuhet në raportin e policisë.