Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë vjedhur në shtëpinë e tij para dhe ari në vlerë të konsiderueshme.
Siç thuhet në raport rasti ka ndodhur në fshatin Polac të Skenderajt dhe është duke u hetuar.
“Fsh. Polac, Skenderaj 06.03.2024 20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se të dyshuar të panjohur nga shtëpia e tij i kanë vjedhur para dhe ari (që të dyja në vlerë të konsiderueshme). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.