TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Veturat pa regjistrim, mijëra gjoba për shtatë muaj

Mbi 8 mijë gjoba janë shqiptuar nga Policia e Kosovës për veturat e paregjistruara. Kjo sipas ekspertëve të komunikacionit është edhe arsyeja e mospaisjes me karton të gjelbër. Ndërkaq Byroja Kosovare e Sigurimeve thotë se që nga ky vit veturat e tilla nuk do të lejohen për qarkullim.

nga Albiona Hajdari
2 vjet më parë
0
A A
Veturat pa regjistrim, mijëra gjoba për shtatë muaj

Kolonat janë të gjata.

E shkak është edhe prania e një numri të madh të automjeteve në vend.

Reklamë

Mirëpo në trafik qarkullojnë edhe shumë vetura të paregjistruara.

Sipas ekspertëve të komunikacionit, kjo është shkak për mospaisjen e Kosovës me Karton të Gjelbër.

“Kjo tregon dhe na sanksionon që ne me qenë edhe pjesë e Kartonit të Gjelbër, fatkeqësisht sepse Kosova mundet me i pasë deri në 300 mijë automjete dhe një e treta janë të paregjistruara. Është një shifër jashtëzakonisht e madhe”, bëri të ditur eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj.

E vetëm për shtatë muaj nga Policia e Kosovës janë shqiptuar mbi 8 mijë gjoba ndaj ngasësve të automjeteve të paregjistruara.

“Në periudhën kohore Janar-Korrik 2023 për kundërvajtjen kalimi i afatit të regjistrimit të mjetit janë shqiptuar 8,251 gjoba”, thonë nga PK-ja.

Megjithatë, sipas Byrosë Kosovare të Sigurimeve këtë vit ka ulje të automjeteve të paregjistruara.

“Normal që ka ulje të numrit të veturave të paregjistruara. Ju e dini që me 15 mars është bërë një vit që nga implementimi i projektit të stikersave që ka qenë njëra prej formave që ne kemi mendu, ideu e projektu dhe po financohet nga kompanitë e sigurimeve që kjo dukuri të ulet”, theksoi Sami Mazreku nga BKS-ja.

Madje nga ky vit, veturat pa regjistrim po largohen nga trafiku.

“Ndryshimi këtë vit është që këto vetura po largohen nga trafiku, dmth nuk po iu jepet mundësia që pas një ore-dy këto vetura me shkaktu aksident. Këta qytetarë përveç që rritin pasigurinë në trafik, po e dëmtojnë edhe buxhetin e shtetit sepse nuk paguajnë taksa, nuk paguajnë taksa rrugore, taksa komunale, nuk paguajnë taksën e regjistrimit të veturës, kështu që nuk është dëmi vetëm tek ne por dëmi është sepse aksidentet shkaktohen nga këto vetura paguhen nga byroja me financim të drejtpërdrejtë të kompanive të sigurimeve”, shtoi ai.

Që nga e hëna, Tëvë1 ka kërkuar shpjegime edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme në lidhje me veturat e paregjistruara në Kosovë, mirëpo nga kjo ministri deri më tani nuk është kthyer ndonjë përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në veri të Mitrovicës shpërndahen fletushka ku bëhet thirrje për “rezistencë”

Në veri të Mitrovicës shpërndahen fletushka ku bëhet thirrje për “rezistencë”

Sulmuan policët, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve

Aktakuzë ndaj një personi për vjedhje në vlerë mbi 100 mijë euro

Prishtinë, vidhen 10 dyer të ballkoneve

Dy persona  hyjnë me forcë në banesën e shtetases së huaj në Prizren, i marrin 2 mijë euro

Kush janë të dyshuarit e arrestuar dhe cili ishte motivi i vrasjes së rreshterit Lika?

NJNSH parandalon një rast kontrabandë me migrantë që po hynin nga Serbia në Kosovë

Në veri të Mitrovicës shpërndahen fletushka ku bëhet thirrje për “rezistencë”

Në veri të Mitrovicës shpërndahen fletushka ku bëhet thirrje për “rezistencë”

KB Peja nis përgatitjet për sezonin e ri

KB Peja nis përgatitjet për sezonin e ri

Vdes tifozi i njohur i Kombëtares shqiptare Artan Salihu “Jahushi”

Vdes tifozi i njohur i Kombëtares shqiptare Artan Salihu “Jahushi”

Sulmuan policët, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve

Aktakuzë ndaj një personi për vjedhje në vlerë mbi 100 mijë euro

FSHF nxjerrë në shitje biletat fizike për Letoninë

FSHF nxjerrë në shitje biletat fizike për Letoninë

Trajneri i Lille i pasigurtë për të ardhmen e Zhegrovës

Trajneri i Lille i pasigurtë për të ardhmen e Zhegrovës

Prishtinë, vidhen 10 dyer të ballkoneve

Dy persona  hyjnë me forcë në banesën e shtetases së huaj në Prizren, i marrin 2 mijë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X