Një person e ka përplasur veturën e tij në një grup njerëzish në Munih të Gjermanisë.
Gazeta gjermane “Bild” ka raportuar se 15 persona janë të lënduar.
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në zonën Dachauer Strasse, ka konfirmuar policia.
Policia tha në rrjetin social X se shoferi u “kap” në vendin e ngjarjes dhe se nuk përbën më rrezik, shkruan Mirror.
Të lënduarit po merrnin pjesë në një grevë.