TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Veto në OKB: SHBA-ja bllokon një tjetër rezolutë për armëpushim në Gaza

by teve1
1 vit ago
2
A A
Veto në OKB: SHBA-ja bllokon një tjetër rezolutë për armëpushim në Gaza

Shtetet e Bashkuara vendosën veto të mërkurën ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza, duke argumentuar se kjo nuk lidhej me lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Të 14 anëtarët e tjerë të këshillit votuan në favor të rezolutës, e cila e përshkroi situatën humanitare në Gaza si “katastrofike” dhe i bëri thirrje Izraelit të heqë të gjitha kufizimet në ofrimin e ndihmës për 2.1 milionë palestinezët në territor.

Ambasadorja e përkohshme e SHBA-së, Dorothya, tha se rezoluta do të dëmtonte atë diplomatike dhe do të rrezikonte sigurinë izraelite, shkruan AP.

Ambasadorja në detyrë e SHBA-së, Dorothy Shea, duke folur para këshillit menjëherë para votimit, tha se rezoluta do të dëmtonte sigurinë e Izraelit, një aleat i ngushtë i SHBA-së, dhe përpjekjet diplomatike për të arritur një armëpushim “që pasqyron realitetet në terren”.

Vetoja – e pesta që nga lufta – u kritikua ashpër nga shumë vende, të cilat akuzuan Shtetet e Bashkuara se po i jepnin Izraelit pandëshkueshmëri.

Ambasadori kinez në OKB thanw se veprimet e Izraelit kanë “kaluar çdo vijë të kuqe” të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe kanë shkelur rëndë rezolutat e OKB-së. “Megjithatë, për shkak të mbrojtjes nga një vend, këto shkelje nuk janë ndaluar ose nuk janë mbajtur përgjegjëse”, tha ambasadori Fu Cong.

Edhe aleatët tradicionalë të SHBA-së shprehën pakënaqësi. Ambasadorja britanike Barbara Woodward e quajti të pajustifikueshme zgjerimin e ofensivës izraelite dhe kufizimin e ndihmës.

Ndërkohë që ambasadori pakistanez, Asim Iftikhar Ahmad, e deklaroi veton si “bashkëfajësi” dhe një “dritë jeshile” për vazhdimin e tyre.

Ambasadori i Sllovenisë në OKB, Samuel Žbogar, koordinatori për 10 anëtarët e zgjedhur të këshillit, theksoi se nuk ka qenë kurrë qëllimi të provokohet një veto dhe për këtë arsye rezoluta u përqendrua në krizën humanitare dhe nevojën urgjente për akses të papenguar në shpërndarjen e ndihmës.

“Vendosja e civilëve pa ushqim dhe shkaktimi i vuajtjeve të mëdha është çnjerëzore dhe kundër ligjit ndërkombëtar”, i tha ai këshillit pas votimit. “Asnjë objektiv lufte nuk mund ta justifikojë një veprim të tillë. Ne kishim shpresuar dhe pritur që ky të ishte mirëkuptimi ynë i përbashkët.”

Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, tha se palestinezët tani po u bëjnë thirrje qeverive të marrin “masa reale” për të ushtruar presion mbi Izraelin që të largohet nga Gaza përpara se ky i fundit të zbatojë atë që ai e quajti një plan izraelit “për të shkatërruar popullin tonë”.

Dhe në ditët në vijim, tha ai, palestinezët do të shkojnë në Asamblenë e Përgjithshme me 193 anëtarë, ku nuk ka veto, me një rezolutë të ngjashme me fokus humanitar.

Ndryshe nga Këshilli i Sigurimit, rezolutat e asamblesë nuk janë ligjërisht të detyrueshme, megjithëse ato shihen si një barometër i opinionit botëror.

Votimi pasoi një vendim të një fondacioni izraelit dhe të mbështetur nga SHBA-të për të ndaluar shpërndarjen e ushqimit në Gaza, pasi zyrtarët e shëndetësisë thanë se dhjetëra palestinezë u vranë në një seri të shtënash këtë javë.

Gaza është pothuajse tërësisht e varur nga ndihma ndërkombëtare, sepse ofensiva e Izraelit ka shkatërruar pothuajse të gjitha kapacitetet e prodhimit të ushqimit.

Fushata ushtarake e Izraelit ka vrarë më shumë se 54,000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Protesta në Tiranë në ditën e 71-të, qytetarët tubohen para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 71-të, qytetarët tubohen para Kryeministrisë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 227 forca dhe 16 mjete në terren, në Krujë situata e stabilizuar

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 227 forca dhe 16 mjete në terren, në Krujë situata e stabilizuar

Netanyahu urdhëron sulme “të fuqishme dhe të menjëhershme” ndaj Gazës

Netanyahu refuzon planin 15-pikësh të Trumpit për Gazën

Huthët sulmojnë  me dron rafinerinë e Aramco-s në Arabinë Saudite

Huthët sulmojnë me dron rafinerinë e Aramco-s në Arabinë Saudite

Një plumb depërton brenda shtëpisë, një tjetër e dëmton veturën, të shtëna me armë zjarri në Skenderaj  

Një plumb depërton brenda shtëpisë, një tjetër e dëmton veturën, të shtëna me armë zjarri në Skenderaj  

Arrestohet një person pasi shtiu me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren

Predha të fishekëve u bien në shtëpi, ahengu familjar në Viti shkakon rrezik

Driton Hyseni i reagon Volodymyr Zelenskyt me një mesazh

Driton Hyseni i reagon Volodymyr Zelenskyt me një mesazh

Dy persona kanë vdekur dhe 929 shërbime emergjente janë dhënë në QKUK gjatë vikendit

Dy persona kanë vdekur dhe 929 shërbime emergjente janë dhënë në QKUK gjatë vikendit

Rritet çmimi i naftës, MINT këto janë tarifat e reja

Çmimi i naftës për sot

Përfundon asfaltimi i rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë

Përfundon asfaltimi i rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë

Automjetet me mbi 20 tonë të hënën ndalohen në autostrada për disa orë

Automjetet me mbi 20 tonë të hënën ndalohen në autostrada për disa orë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën