Ministrja e Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari ka kërkuar që të eliminohet pengesat që cenojnë pjesëmarrjen e Kosovës si vend i barabartë në nismat rajonale.
Ajo ka thënë se pjesëmarrja e barabartë është kusht themelor për një bashkëpunim gjithëpërfshirës.
Kusari në fjalimin e sajnë takimin ministror (Ministerial Meeting), të mbajtur në Shqipëri në kuadër të Samitit të Liderëve për Planin e Rritjes,ka thënë se integrimi evropian duhet të përkthehet në rezultate konkretet për bizneset e Kosovës.
“Njëkohësisht, theksova rëndësinë e eliminimit të çdo pengese që cenon pjesëmarrjen e Kosovës, si vend i barabartë, në të gjitha nismat rajonale, veçanërisht ato të Komisionit Evropian dhe institucioneve të tjera të Bashkimit Evropian. Pjesëmarrja e barabartë është kusht themelor për një bashkëpunim të drejtë dhe gjithëpërfshirës. Integrimi evropian duhet të përkthehet në rezultate konkrete dhe të matshme për bizneset tona. Kjo kërkon udhërrëfyes sektorialë, instrumente financiare për modernizim teknologjik, digjitalizim dhe efiçiencë të energjisë, zhvillim të aftësive të fuqisë punëtore, si dhe lidhje të drejtpërdrejta të prodhuesve tanë me kompanitë evropian”, ka thënë ajo.
Kusari ka njoftuar se në këtë takim ka prezantuar potencialin që Kosova tashmë po dëshmon në sektorë konkretë, si përpunimi i metaleve, materialet e ndërtimit, ndërtimet e parafabrikuara, përpunimi i drurit, plastika dhe produktet elektrike,
“Theksova se përafrimi i legjislacionit me atë të BE-së është vetëm hapi i parë. Sfida kryesore mbetet ndërtimi i kapaciteteve institucionale dhe teknike për testim, certifikim dhe akreditim sipas standardeve të njohura ndërkombëtarisht. Në këtë drejtim, Marrëveshja për Vlerësimin e Konformitetit dhe Pranimin e Produkteve Industriale (ACAA) mbetet një instrument kyç për lehtësimin e tregtisë dhe eliminimin e barrierave teknike”, ka shkruar ajo./teve1.info/








