tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Vetëvendosje bën thirrje të mbështetet ligji për martesat e gjinisë së njëjtë

tëvë1 nga tëvë1
21/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kusari-Lila u ka bërë thirrje deputetëve të partive të tjera që ta mbështesin ligjin për martesat me gjini të njëjtë, shkruan Tëvë1.info

“Projekt-Kodi Civil është hera e parë që prezantohet në Kuvendin e Kosovës, përmban 1630 nene dhe pesë libra, është baza e të drejtës civile për secilin shtet në këtë rast edhe Kosovës. Ajo të cilës ju i referoheni, përbëhet në librin e katërt që është familja. Debate publik po vërehet që i gjithë debate po shkon në çështjen e librit të katërt e po humb fokusi te librat e tjera”, u deklarua ajo.

Sipas saj ky projekt-kod është shumë i rëndësishëm dhe duhet të mbështetet nga të gjithë deputetë e Kuvendit të Kosovës.

“Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes do ta ketë në diskutim, natyrisht secili grup ka zëra të ndryshëm përbrenda për një referencë dhe ajo ka të bëj me rregullimin e martesës së gjinisë së njëjtë me ligj tjetër të veçantë, që nuk duhet t’i ndalojë edhe ata që kanë pikëpamje konservative të votojnë këtë projekt-kod, për arsye të peshës e rëndësisë dhe gjitha të tjerat. Kjo tregon se në shoqërinë tonë do të vazhdohet ky debat, është debat përmbajtësor dhe tepër i rëndësishëm në raport me të drejtat bazike elementare njerëzore por edhe për diskursin që shoqëria jonë si shoqëri evropiane e synon. Besojmë që ky projekt-kod është tepër i rëndësishëm dhe duhet të mbështetet nga të gjitha deputetët pa dallim”, tha Kusari.

Pas mbledhjes së kryesisë në lidhje me këtë rast është deklaruar edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai ka thënë se është befasuar kur ka parë agjendën e Kuvendit, për arsye se në mbledhjen e Komisinoit kanë kërkuar sqarime nga Ministria e Drejtësisë.

Ai tutje ka thënë se Kodi Civil është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

“U befasova kur e pashë në agjendën e Kuvendit, për shkak se në mbledhjen kur është votu Kodi, në mbledhjen e Komisionit kemi diskutu me e ftu ministren e Drejtësisë, për të marrë disa sqarime. Janë një varg nenesh që kishim dashtë sqarime shtesë nga Ministria. Nuk e kemi diskutu sepse nuk kam pritë që vjen në seancë, besoj se do t’ketë reagim edhe nga kolegët tjerë. Kodi Civil është jashtëzakonisht i rëndësishëm, do të duhet ta lexojmë e ta trajtojmë. Do të kemi një qëndrim të saktë, në parim si grup parlamentar mbështesim me e pasë një Kod Civil, por duhet ta trajtojmë”, ka thënë ai.

Të ngjashëm

LAJMET

Svçla publikon pamje kur dy shqiptarë u sulmuan nga serbët në veri

01/06/2023
LAJMET

Hovenier pas takimit me Kurtin: De-eskalimi i situatës në veri, urgjencë

01/06/2023
LAJMET

Përfundon e qetë protesta në Zveçan

01/06/2023
LAJMET

Vdes personi i cili u godit nga treni në Klinë, rasti po hetohet

01/06/2023
LAJMET

Lirohen nga spitali dy shqiptarët e lënduar në Mitrovicën veriore

01/06/2023
LAJMET

Hovenier takon Kurtin

01/06/2023

Svçla publikon pamje kur dy shqiptarë u sulmuan nga serbët në veri

01/06/2023
0

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamjet ndaj sulmit të dy shqiptarë në veri. “Milicia...

Këto janë 3 xhinset ‘trendi’ në këtë vit

01/06/2023
0

Xhinset vijnë gjithmonë në qindra opsione, por këtë vit do të ketë shumë më tepër variacion se herët e tjera!...

Hovenier pas takimit me Kurtin: De-eskalimi i situatës në veri, urgjencë

01/06/2023
0

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, tha se patën një diskutim të mirë...

Përfundon e qetë protesta në Zveçan

01/06/2023
0

Në komunën e Zveçanit aktualisht situata është e qetë raporton teve1.info. Gazetarja e Tëvë1, Doresa Geci në një videolidhje nga...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.