TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Veseli thotë që Kosova s’ka qenë kurrë më e mbrojtur

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Veseli thotë që Kosova s’ka qenë kurrë më e mbrojtur

Koloneli në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli, deklaroi që Kosova s’ka qenë kurrë më e mbrojtur.

Në kuadër të diskutimit se ka ende rreziqe për sulme të mundshme nga Serbia, Veseli tha se ka informacione që institucionet e vendit, KFOR-i e NATO, kanë marrë masa në të gjithë territorin e Kosovës.

“Plani i Serbisë mbetet një mister. Por, institucionet e Kosovës, KFOR-i gjegjësisht NATO, unë e di që kanë marrë masat në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Qoftë në jug të vendit, qoftë nga kufiri i Merdarit, qoftë nga pjesa e Gollakut, është një shtrirje e organeve të sigurisë dhe është në vëzhgim. Kurdo që paraqitet një problem i tillë, institucionet e Kosovës, NATO dhe KFOR-I janë të gatshëm. Kosova kurrë s’ka qenë më e mbrojtur. Kur të duan le të fillojnë, ne jemi këtu”, potencoi Veseli në emisionin “Ditari”.

Po ashtu, Veseli tha se çdo tentativë nga ndonjë grup kriminal për ta prishur integritetin e Kosovës, do ta pësojnë “fiasko”.

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës, është i sigurt. Prandaj, çdo tentativë për ta prishur këtë balancë, apo ta shkatërrojë ndonjë trazirë përmes ndonjë grupi kriminal terrorist, ato do të pësojnë fiasko. Kosova është mirë. E tash çka do të bëjë Serbia, a do të sulmojë, apo a do ta çojë ndonjë grup terrorist njësoj si më 24 shtator, këtë gjë saktë nuk e dimë. Informacionet e tilla janë ”, shtoi tutje Veseli në Tëvë1.

Më tej, Veseli tha se ka gjasë që grupe të maskuara terroriste, veteranë të luftërave jashtë Serbisë, mund të tentojnë ta cenojnë sigurinë dhe territorin e Kosovës.

“Për përgatitjen e grupeve të ndryshme terroriste, të veteranëve të luftërave të shumta në Ish-Jugosllavi, të veteranëve të luftërave jashtë Serbisë, e sidomos të këtyre në luftën kundër popullit ukrainas, ata mund të vijnë në Serbi të mobilizohen me urdhra të shtetit, të maskuar si një grup i pavarur, kështu duke bërë ndonjë telashe dhe të cenojnë sigurinë dhe territorin e Kosovës. Por, sigurisht që sikur më 24 shtator, ata do të marrin përgjigje nga NATO-ja, KFOR-i dhe institucionet e Kosovës”, tha Veseli.

Ndërkaq, i pyetur se ka rrezik që Serbia të vazhdojë me të tilla skenare, Veseli vlerësoi që përderisa s’ka funksionim të rendit dhe ligjit në veri, atëherë më së shumti do të pësojnë qytetarët e nacionalitet serb.

“Lus Policinë e Kosovës që t’i rritë kapacitetet e saj personale në mbrojtje të atyre qytetarëve. Qytetarët e nacionalitetit serb të Veriut të Kosovës, duhet të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, duhet të japin informata, të tregojnë për keqbërësit, për gjithçka që ata planifikojnë e që rrezikohet jeta e tyre. Përderisa s’ka funksionim të rendit dhe ligjit në veri, atëherë më së shumti do të pësojnë qytetarët e nacionalitet serb”, tha Veseli.

Prandaj, Veseli tha se kur të ndalet ndikimi serb në veri, atëherë të gjithë qytetarët, pa përjashtimin e ndonjë nacionaliteti, do të jetojnë të lirë e të qetë./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Buzhala: Opozita rrezikon humbje edhe më të mëdha në zgjedhje të reja

Buzhala: Opozita rrezikon humbje edhe më të mëdha në zgjedhje të reja

​Lushaku: Mafia e energjisë po vret ekonominë e Kosovës

Lushaku: A e patë kush po do zgjedhje, Kurti e nisi fushatën me akuza e shantazh

Rrustemi: Opozita s’e ka ndryshuar planin, përmes bllokimit synon largimin e VV-së nga pushteti

Rrustemi: Opozita s’e ka ndryshuar planin, përmes bllokimit synon largimin e VV-së nga pushteti

“Pse s’po ofron LVV-ja emër për president?” – Bërxulli: Adresimi i Kurtit sinjal për nisje fushate

“Pse s’po ofron LVV-ja emër për president?” – Bërxulli: Adresimi i Kurtit sinjal për nisje fushate

Emisioni “Info Nata” 24.04.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 24.04.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 24.04.2026

Thaçi nga Haga: Historia e Kosovës është e dokumentuar dhe nuk mund të rishkruhet

Greiçevci: Thaçi falënderues për mijëra urimet e qytetarëve për ditëlindje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën