TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e dy urave mbi Ibër, deklarohet Kurti

E pasditen e sotme janë vendosur gurthemelet e dy urave të reja mbi Ibër. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se njëra do të jetë për lëvizje të qytetarëve e tjetra për vetura.

by Venhar Isufi
9 muaj ago
0 0
A A

Makineritë e rënda i nisën punimet. E kalimi në këtë pjesë tani e tutje do të jetë më i lehtë.

Kjo pasi këtu do të ndërtohen dy ura, afër asaj mbi lumin Ibër.

E për të vënë gurthemelin, aty erdhi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrat e tij, si dhe kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe nënkryetari i Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri.

Kurti tha se njëra urë është për lëvizje të qytetarëve, ndërkaq tjetra për vetura.

Kurti shtoi se edhe ajo e Ibrit do të hapet së shpejti.

Për këto punime foli edhe ministri në detyrë i MAPL-së, njëherësh Kryesues i Bordit të përbashkët të dy komunave, Elbert Krasniqi.

Ndërkaq ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se vlera e këtij projekti është afër 3 milion euro.

Pas vendosjes së gurthemelit, i pari i qeverisë në detyrë, Kurti eci mbi Urën e Ibrit.

Ndërkaq gjithë këtë proces nga afër e përcollën edhe pjesëtarë të KFOR-it të cilët qëndrojnë në këtë lokacion tash e shumë vite.

Ndërsa pak para nisjes së ceremonisë, 6 persona u ndaluan për mosrespektim të urdhërave të policit, të cilëve sipas zëvendësdrejtorit të Policisë për rajonin e veriut, do t’u shqiptohet nga një tiketë për kundërvajtje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan, lëndohen katër persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën