TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vendimi i ri i ZRrE-së, alarmon biznesmeni: Rryma do të na vjen 225% më shtrenjtë

Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi ka alarmuar se çmimi i rrymës për konsumatorët e mëdhenj, pas datës 1 qershor do të jetë mbi 200 për qind më shtrenjtë. Biznesmeni nga Suhareka ka thënë se rritja e çmimit deri në këtë masë, për shumë biznese është e papërballueshme.

nga Fidan Zejnullahu
4 Maj, 2025
0 0
A A

Për një vit, fatura e rrymës i erdhi 421 mijë euro.

Por në vitin 2025, për shpenzim të njëjtë, kjo kompani nga Suhareka, do duhet të paguaj trefishë më shumë.

Kjo pasi nga 1 qershori, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, vendosi që kompanitë me mbi 50 punëtorë apo që kanë qarkullim vjetor më shumë se 10 milionë euro, do të dalin në treg të hapur.

Ky vendim ka qenë i pritshëm për pronarin e kompanisë “Frutex” Shaqir Palushin.

Por shton se jo edhe rritja e çmimit të rrymës deri në këtë nivel.

“Ne pak a shumë e kemi pritur që të ndodh një gjë e tillë, jemi përgatit pjesërisht por jo me një rritje trefish të çmimit që e kemi paguar deri më tani. Sipas një raportit që e kemi pranuar para dy dite dhe takimit që e kemi pasur me KESCO-n, ne gjatë vitit 2024 për energjinë e shpenzuar kemi paguar rreth 421 mijë euro dhe oferta e tyre për shpenzimin e njëjtë, do të kalojë 1 milion e 370 mijë, pra me një rritje prej 225%. Këtë rritje s’e kemi pritur”, thotë ai.

Kjo situatë e krijuar, shtyri këtë kompani që publikisht të kërkojnë alternativa të tjera.

“Ne iu kemi shkruar shumicës së operatorëve të licencuar dhe kemi marrë përgjigje negative vetëm nga dy kompani. Njëra që është e licencuar vetëm për nevoja vetanake dhe tjetra që është KEK-u që nuk ka kapacitete, për shkak se ka thënë se gjithë sasinë e rrymës që e prodhon, e shet tek KEDS. Tashmë jemi në pritje të marrim oferta të tjera nga operatorët, mund të jenë më të favorshme por jo më çmime shume më të mira”, shprehet Palushi.

Palushi ka një kërkesë për ZRRE-në.

“Për ZRRE, nëse është e mundshme të shtyhet ky vendim nga 3 deri në 6 muaj, që në të përgatitemi më shumë, pasi në shumicën e vendeve ka filluar zbatimi nga palët nënshkruese që të kalohet në treg të lirë”, është kërkesa e tij.

Ndryshe, më 2 maj grupi “Asnjë Cent Më Shumë” ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër ZRRE-së, duke kërkuar anulimin e vendimit për rritjen tarifave të energjisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X