TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese – Konjufca thotë se bllokada nuk është vetëm përgjegjësi e një partie

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese – Konjufca thotë se bllokada nuk është vetëm përgjegjësi e një partie

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, dhe kandidati për kryetar të Kuvendit nga kjo parti, Albulena Haxhiu, kanë mbajtur një konferencë për media një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila përcaktoi që deputetët janë të detyruar që brenda 30 ditëve të përfundojnë seancën konstituive të legjislaturës së re.

Sipas Konjufcës, aktgjykimi i Gjykatës i dha të drejtë Vetëvendosjes, duke theksuar se një nga pikat më të rëndësishme është që në rast të bllokadës, partitë janë të obliguara të arrijnë marrëveshje politike.

“Ky obligim nuk vlen vetëm për kryetarin e Kuvendit, por për të gjitha subjektet,” theksoi ai.

Konjufca shtoi se Vetëvendosje e ka interpretuar vendimin si mbështetje për të drejtën e partisë fituese për të propozuar kryetarin e Kuvendit, por që kjo qasje është hasur me bllokadë nga partitë opozitare.

“Ne ndërmorrëm një seri veprimesh, përfshirë ftesën për krerët e subjekteve politike, në përpjekje për të ndihmuar konstituimin e Kuvendit,” tha ai.

Sipas tij, vendimi i Gjykatës thekson se bllokada nuk mund të zbatohet vetëm ndaj kryetarit të Kuvendit, por përgjegjësia për konstituimin e legjislaturës është kolektive.

“Interpretimi i pikës lidhur me raportin mes kryetarit dhe nënkryetarëve është që të votojmë të gjithë së bashku, pa u përqendruar në emrat e propozuar,” shpjegoi Konjufca.

Ai përfundoi duke theksuar se, “Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithëve, jo vetëm e grupit parlamentar që doli i pari në zgjedhje. Obligimi është i të gjithëve.”

Tags: Glauk KonjufcaLVVTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën