TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vëllezërit Salihu mohojnë se e vranë kushëririn Salih Salihu, Prokuroria i ballafaqon me deklarata ku e thanë të kundërtën

Dy vëllezërit Ilaz dhe Besnik Salihu kanë mohuar përfshirjen në vrasjen e kushëririt të tyre, Salih Salihut në Dumnicë të Podujevës, në shtatorin e vitit 2023. Mirëpo, në Gjykatë ata u ballafaquan me disa dëshmi të dhëna më herët, ku Ilaz Salihu ishte shprehur i bindur se vrasjen e kreu vëllau i tij, tash i bashkëakuzuar.

by Florijeta Dernjani
4 javë ago
0 0
A A

Ilaz Salihu është ulur pas vëllaut të tij, Besnikut.

Por, të dy bashkë, ndodhen në një aktakuzë të përbashkët për vrasjen e kushëririt të tyre, Salih Salihu.

Në seancën e së martës, Ilaz Saliu, dha mbrojtjen e tij.

Ai u ballafaqua nga prokurorja e rastit me një deklaratë të dhënë më herët në polici.

Mirëpo, i akuzuari deklaroi se nuk qëndron pas asaj që rrëfeu në Polici, pasi tha se aty kishte qenë i kërcënuar.

Tutje prokurorja ia përmendi edhe një deklaratë tjetër, ku Ilazi kishte shprehur siguri se vrasësi i Salih Salihut, ishte vëllau i tij.

Edhe vërtetësia e kësaj deklarate, u mohua.

Ilaz Salihu thotë se hetuesit kishin marrë para që fajin t’ua linin atij dhe vëllaut të tij.

Në lidhje me pretendimet për kërcënim nga ana e policisë, pyetje pati edhe i akuzuari tjetër, Besnik Salihu.

Tutje, i akuzuari tregon edhe për disa fjalë që ia kishte thënë vajza e kushëririt të tyre, Salih Salihut, pak ditë pas ngjarjes.

Kur gjithçka erdhi në fazën e fjalëve përfundimtare, pati një përplasje verbale mes Besnik Salihut dhe avokatit të tij, i cili është i caktuar sipas detyrës zyrtare.

Kjo solli tërheqjen e avokatit nga mbrojtja e të akuzuarit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, më 26 shtator 2023, në fshatin Dumnicë e Epërme në Podujevë, pas një mosmarrëveshje Besnik Salihu ia mori jetën me armë zjarri Salih Salihut.

Prokuroria ngarkon Ilaz Salihun me veprën penale “ndihmë në vrasje e rëndë”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: 28 dhjetori do t’ia kalojë fitores së 9 shkurtit

REL: Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3

IPK dërgon katër policë në Prokurori për plagosje aksidentale

Katër shtetas serbë arrestohen për kalim ilegal të kufirit

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Një burrë goditet me gur në kokë pas një fjalosjeje në Mitrovicë të Veriut

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari

Kurti: 28 dhjetori do t’ia kalojë fitores së 9 shkurtit

REL: Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3

Rama e çon në Kuvend projektligjin për Bordin e Paqes, kërkon miratim me procedurë urgjente

Rama thotë se ka marrë ftesën nga Trump për takimin e Bordit të Paqes: Shqipëria s’do të kontribuojë me para

IPK dërgon katër policë në Prokurori për plagosje aksidentale

Katër shtetas serbë arrestohen për kalim ilegal të kufirit

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Një burrë goditet me gur në kokë pas një fjalosjeje në Mitrovicë të Veriut

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari

Dita e Universitetit të Prishtinës

Ashkalinjtë sot festojnë Ditën e Flamurit

Ashkalinjtë sot festojnë Ditën e Flamurit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën