Një person që ishte aksidentuar më 11 tetor në Çagllavicë të Prishtinës ka ndërruar jetë të shtunën.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Më 18.10.2025 lidhur me rastin është raportuar se viktima m/k, i cili ka qenë i lënduar, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.