TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vdes O.J. Simpson, protagonisti i “gjyqit të shekullit”

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Vdes O.J. Simpson, protagonisti i “gjyqit të shekullit”

O.J. Simpson, ylli i futbollit amerikan dhe protagonisti i të ashtuquajturit “gjyq të shekullit”, ka vdekur në moshën 76-vjeçare njoftoi familja e tij.

“Më 10 prill, babai ynë, Orenthal James Simpson, u mposht në betejën me kancerin”, thuhet në mesazhin e publikuar nga familja e tij në rrjetin X.

Më 1995, ai ishte liruar nga akuzat për vrasjen e ish-gruas së tij dhe shokut të saj, në rastin gjyqësor që u cilësua si “gjyqi i shekullit”.

Simpson shmangi dënimin me burgim pasi u shpall i pafajshëm për therjen për vdekje të ish-gruas së tij, Nicole Brown Simpson, dhe shokut të saj, Ronald Goldman në Los Anxhelos më 1994. Simpson më vonë vuajti një dënim prej nëntë vjetësh burgim në Nevada, pasi më 2008 u gjet fajtor për vjedhje të armatosur dhe rrëmbimin e dy personave në një hotel në Las Vegas.

Simpson ishte një prej sportistëve më të mirë dhe më popullor në fund të viteve ’60 dhe në vitet ’70. Por, karriera e tij sportive ndryshoi pasi Nicole Brown Simpson dhe Goldman u gjetën të vrarë në shtëpinë e Nicole në Los Anxhelos më 12 qershor 1994.

Simpson menjëherë u bë i dyshuari kryesor. Ai u urdhërua që të dorëzohej në polici, por pesë ditë pas vrasjeve, ai së bashku me një bashkëlojëtar të tij u arratis. Ndjekja që pasoi nga policia përfundoi në zonën afër shtëpisë së Simpson dhe më pas ndaj tij u ngrit akuza për vrasje.

Gjykimi ndaj tij ishte ndër më të ndjekurit në Amerikë. Ai që në fillim u shpreh se ishte “100 për qind i pafajshëm” dhe kishte falënderuar gjykatësit kur e liruan nga akuzat më 3 tetor 1995.

Prokurorët kishin argumentuar se Simpson kishte vrarë ish-gruan e tij, Nicole, për shkak të xhelozisë, dhe kishin paraqitur prova të ndryshme, sikurse flokë dhe teste të fibrave që e lidhnin atë me vrasjet.

Prokurorët gjatë gjykimit kishin kërkuar që Simpson të provonte një palë doreza me gjak që ishin gjetur në vendin e krimit, të bindur se ato do t’i bënin atij, dhe kështu do të vërtetonin se ai ishte vrasësi, shkruan REL.

Në gjykatore, Simpson kishte tentuar të fuste dorën në dorezë, duke u treguar gjykatësve se doreza ishte e vogël dhe ai nuk ishte vrasësi.

Pasi u lirua nga akuzat, Simpson kishte thënë se “qëllimi im kryesor në jetë është që të gjej vrasësin apo vrasësit e Nicole dhe Goldman”.

E gjithë kjo ngjarje u portretizua edhe në dokumentarin që fitoi Oscar më 2016 të titulluar “”O.J.: Made in America”, por edhe në disa dramatizime televizive.

Simpson u lind në San Francisko më 9 korrik 1947.

Ai u martua me gruan e tij të parë, Marguerite, më 1967, dhe çifti pati tre fëmijë. Më 1979, ata u divorcuan.

Simpson u takua me Nicole Brown, e cila atëbotë ishte 17-vjeçare, në kohën sa ende ishte i martuar me Marguerite. Simpson dhe Brown u martuan më 1985 dhe patën dy fëmijë. Gjatë martesës, ajo kishte telefonuar policinë pas disa incidenteve për dhunë.

Tags: Los Anxhelos.Nicole BrownOrenthal James Simpson
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shtetet evropiane: Rusia e helmoi Navalnyn me toksinën e një bretkose ekzotike

Shtetet evropiane: Rusia e helmoi Navalnyn me toksinën e një bretkose ekzotike

Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, shkak dyshohet një konflikt i nisur në klubin e natës

Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, shkak dyshohet një konflikt i nisur në klubin e natës

NATO për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri-Kroaci: Kontribuuese për paqen dhe stabilitetin në rajon

NATO për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri-Kroaci: Kontribuuese për paqen dhe stabilitetin në rajon

​Rubio: SHBA-ja dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës, Kurti i pranishëm gjatë fjalimit në Mynih

​Rubio: SHBA-ja dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës, Kurti i pranishëm gjatë fjalimit në Mynih

Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarësisë

Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarësisë

Dëshmitari i Thaçit Duncan: Pres me padurim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë

Dëshmitari i Thaçit Duncan: Pres me padurim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë

Washington DC shpall 17 Shkurtin ditë zyrtare të Pavarësisë së Kosovës

Washington DC shpall 17 Shkurtin ditë zyrtare të Pavarësisë së Kosovës

Shtetet evropiane: Rusia e helmoi Navalnyn me toksinën e një bretkose ekzotike

Shtetet evropiane: Rusia e helmoi Navalnyn me toksinën e një bretkose ekzotike

Kurti nga Mynihu kërkon më shumë investime gjermane dhe mbështetje për integrimin evropian

Kurti nga Mynihu kërkon më shumë investime gjermane dhe mbështetje për integrimin evropian

Ndërron jetë regjisori i RTK-së, Sadedin Prekazi

Ndërron jetë regjisori i RTK-së, Sadedin Prekazi

Hoxhaj: Një koalicion PDK-LVV e shoh të pamundur

Enver Hoxhaj udhëton për Mynih, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën