TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vdes një person si pasojë e zjarreve në Gramsh

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Vdes një person si pasojë e zjarreve në Gramsh

Një burrë i moshuar ka humbur jetën si pasojë e tymit nga vatrat e zjarrit të përhapura nëpër territorin e qytetit të Gramshit.

Mësohet se viktima ishte banor i Bletëzës, njërit prej tri fshatrave për të cilët Ministria e Mbrojtjes në mesditë apeloi evakuimin urgjent të banorëve për shkak të dy fronteve të rrezikshme të zjarrit me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.

“Thirrje urgjente! Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt”, thuhet në njoftim e Ministrisë.

Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve. Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Po ashtu, sipas informacioneve të deritanishme, bëhet me dije se në fshatrat Snosëm dhe Sojnik të njësisë administrative Kukur të bashkisë Gramsh, vatrat janë ende aktive, pasi terreni i vështirë, mungesa e aksesit rrugor për ndërhyrje dhe erat, favorizojnë përhapjen e flakëve.

Për të bërë të mundur neutralizimin e shuarjen e këtyre vatrave, në terren ndodhen 25 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe efektivët e MZSH Gramsh.

Bashkia Gramsh, në bashkëpunim me prefekturën dhe institucionet përkatëse, ka ngritur grupet e monitorimit dhe ka kërkuar mbështetje shtesë për ndërhyrje më efektive. Kryetari i bashkisë ka apeluar disa herë për vigjilencë maksimale dhe bashkëpunim nga ana e qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e raportimit të hershëm të çdo rreziku zjarri. Dëmet në natyrë janë të konsiderueshme, pasi përveç sipërfaqeve të djegura, rrezikohen edhe habitatet natyrore të shumë specieve, si dhe vetë biodiversiteti i zonës.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e mundshme të shpërthimit të këtyre vatrave, përfshirë faktorët natyrorë, por edhe veprimtarinë e pakujdesshme njerëzore, e cila mbetet një ndër burimet kryesore të zjarreve në këtë periudhë të vitit.

Ngjarja ka ngritur shqetësim të madh mes banorëve të fshatit Sojnik dhe zonave përreth, ndërsa rreziku për përhapje të mëtejshme drejt zonave të banuara mbetet i lartë.

Ndërkaq, është bërë i mundur izolimi i zjarreve në Cerrik. Situata vijon të mbahet në monitorim nga 20 efektivë e 2 mjete zjarrfikëse.

Në fshatin Hotolisht të Bashkisë së Librazhdit, vatrat vijojnë të jenë aktive, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë me intensitet për të shmangur rrezikun për banesat./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vlora Hyseni flet për herë të parë pas arrestimit

Vlora Hyseni flet për herë të parë pas arrestimit

SHBA-ja fton Putinin në Samitin e G20-ës

SHBA-ja fton Putinin në Samitin e G20-ës

Netanyahu shkurton vizitën në Nju Jork pas paralajmërimeve për sigurinë

Netanyahu shkurton vizitën në Nju Jork pas paralajmërimeve për sigurinë

Gjykata rikthen aksesin në Shtëpinë e Bardhë për CNN, MS NOW dhe Politico

Gjykata rikthen aksesin në Shtëpinë e Bardhë për CNN, MS NOW dhe Politico

A mund të zhbëhet Gjykata Speciale? – Flasin juristët

Vizitat në paraburgim tek Hashim Thaçi, Haga merr një vendim

Vlora Hyseni flet për herë të parë pas arrestimit

Vlora Hyseni flet për herë të parë pas arrestimit

SHBA-ja fton Putinin në Samitin e G20-ës

SHBA-ja fton Putinin në Samitin e G20-ës

PDK: Sakrifica e Afrim Bunjakut mbetet dëshmi e guximit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun

PDK: Sakrifica e Afrim Bunjakut mbetet dëshmi e guximit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun

Haxhiu nuk jep detaje për hapat pas vendimit të Kushtetueses: Për tema të tjera flasim nesër

Haxhiu nuk jep detaje për hapat pas vendimit të Kushtetueses: Për tema të tjera flasim nesër

Netanyahu shkurton vizitën në Nju Jork pas paralajmërimeve për sigurinë

Netanyahu shkurton vizitën në Nju Jork pas paralajmërimeve për sigurinë

Haxhiu kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për Radoiçiqin: Pa dorëzimin e tij s’mund të vazhdohet tutje

Haxhiu kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për Radoiçiqin: Pa dorëzimin e tij s’mund të vazhdohet tutje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën