Një fëmijë 1-vjeçar ka vdekur pas një aksidenti të ndodhur sot në Hajvali.
Rastin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhë në Hajvali. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person (lindur në vitin 2023)”, ka thënë ajo.
Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut.