Kongresisti Eliot Engel është ndarë sot nga jeta në moshën 79-vjeçare.
Ai kishte përfaqësuar Neë York-un në Dhomën e Përfaqësuesve nga viti 1989 e deri më 2021.
Engel ka qenë zë i fuqishëm në ShBA për kauzën e shqiptarëve, sidomos asaj të Kosovës.
Engel kishte hyrë në Kongres derisa Jugosllavia po ndahej dhunshëm në vija etnike. Ai ishte përfshirë në shumë mosmarrëveshje rajonale përmes pozitës së tij në Komitetin e Punëve të Jashtme, duke fituar përfundimisht reputacionin si ekspert i Ballkanit.
Ai kishte qenë ndër ligjvënësit e parë amerikan që i ka bërë thirrje administratës së Bill Clintonit të ndërhyjë, në vitin 1998, për të ndaluar veprimet e forcave jugosllave dhe serbe në Kosovë.
Një dekadë më vonë, ai ishte edhe më i zëshmi në Kongres për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga SHBA-ja.




