Ka ndërruar jetë gruaja e cila pësoi aksident trafiku mes dy veturave të premten në Ferizaj.
Kështu është bërë e ditur përmes raportit 24-orësh të policisë së Kosovës, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Fsh.Vjeter, Ferizaj 28.02.2025-12:42. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, një femër kosovare ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në emergjencë”, thuhet në raport./teve1.info/