TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vdekjet nga kanceri pritet të rriten me gati 75% në 25 vitet e ardhshme

by teve1
5 muaj ago
0
A A
Vdekjet nga kanceri pritet të rriten me gati 75% në 25 vitet e ardhshme

Një analizë e re tregon se numri i vdekjeve nga kanceri në botë do të rritet me rreth 75% deri në vitin 2050, pavarësisht përparimeve në trajtime dhe përpjekjeve për uljen e faktorëve të rrezikut.

Parashikohet që në vitin 2050 të humbin jetën 18.6 milionë njerëz, ndërsa rastet e reja të kancerit pritet të arrijnë në 30.5 milionë, një rritje mbi 60%, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Studimi i botuar në revistën “Lancet”, thekson se rritja e popullsisë dhe plakja e saj janë arsyet kryesore të kësaj shtese. Aktualisht, mbi 40% e vdekjeve nga kanceri lidhen me 44 faktorë të ndryshueshëm si duhani, dieta e pashëndetshme dhe niveli i lartë i sheqerit në gjak.

Tek burrat, 46% e vdekjeve në vitin 2023 u shkaktuan nga duhani, dieta, alkooli, rreziqet profesionale dhe ndotja e ajrit. Tek gratë, 36% e rasteve lidhen kryesisht me duhanin, obezitetin, dietën e pashëndetshme, seksin e pasigurt dhe hipergliceminë.

“Ekzistojnë mundësi të mëdha për vendet të adresojnë këta faktorë dhe të parandalojnë shumë raste të kancerit,” tha Dr. Theo Vos nga Instituti për Matjen dhe Vlerësimin e Shëndetit në SHBA.

Raporti, që mbulon 47 lloje kanceri në 204 vende nga viti 1990 deri në 2023, paralajmëron se vendet me të ardhura të ulëta do të goditen më rëndë, duke përbërë mbi gjysmën e rasteve të reja dhe dy të tretat e vdekjeve deri në vitin 2050.

Studiuesit kërkojnë përmirësim të qasjes në diagnostikim më të shpejtë, trajtim cilësor dhe kujdes mbështetës. “Ka ndërhyrje me kosto efektive për çdo vend, pavarësisht nivelit të zhvillimit,” theksoi Meghnath Dhimal nga Këshilli i Kërkimeve Shëndetësore në Nepal.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë?

Si të përshpejtoni metabolizmin edhe kur flini: 5 këshilla praktike

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

​Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë

​Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë

Ushtrimet fizike nuk forcojnë vetëm muskujt, ato ndryshojnë edhe trurin

Ushtrimet fizike nuk forcojnë vetëm muskujt, ato ndryshojnë edhe trurin

​Abdixhiku: S’ka asnjë proces që ndryshon lavdinë e luftës së pastër të UÇK-së

​Abdixhiku: S’ka asnjë proces që ndryshon lavdinë e luftës së pastër të UÇK-së

Albion Rrahmani në ekipin e javës në Çeki

Albion Rrahmani në ekipin e javës në Çeki

Kurti: Do të vazhdojmë të forcojmë ushtrinë dhe policinë

Kurti: Do të vazhdojmë të forcojmë ushtrinë dhe policinë

Ndërron jetë Jesse Jackson, udhëheqësi i Lëvizjes për të Drejtat Civile pas Martin Luther King Jr

Ndërron jetë Jesse Jackson, udhëheqësi i Lëvizjes për të Drejtat Civile pas Martin Luther King Jr

​Tahiri: Duhet të realizohet bashkimi kombëtar, hyrja në Këshillin e Evropës e NATO

​Tahiri: Duhet të realizohet bashkimi kombëtar, hyrja në Këshillin e Evropës e NATO

Haxhiu: Në Prekaz u vulos vendosmëria për të mos u nënshtruar kurrë

Haxhiu: Në Prekaz u vulos vendosmëria për të mos u nënshtruar kurrë

Osmani në mbështetje të marshit për ish-krerët e UÇK-së

Osmani në mbështetje të marshit për ish-krerët e UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën