TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vdekja e dyshimtë e foshnjës, Spitali i Pejës del me njoftim

by Tëvë1
11 muaj ago
2
A A
Vdekja e dyshimtë e foshnjës, Spitali i Pejës del me njoftim

Një foshnje rreth një vjeç e gjysmë ka ndërruar jetë të enjten në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ndërsa policia ka hapur hetime për rastin, i cili po trajtohet si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Sipas raportit policor, babai i fëmijës ka njoftuar se një ditë më parë e kishte dërguar foshnjen në spital për trajtim, por pas procedurave, fëmija ishte liruar për në shtëpi. Familja dyshon se kujdesi mjekësor nuk ka qenë adekuat.

Mirëpo, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka mohuar çdo neglizhencë nga stafi mjekësor dhe ka shprehur ngushëllime për familjen përmes një reagimi në Facebook:

“Fëmija është pranuar në spital në orën 22:15 të datës 5 nëntor me ankesa për të vjella. Pas trajtimit, gjendja e tij është stabilizuar dhe ai është liruar me rekomandimin që të përcillet nga afër,” – thuhet në reagim.

Sipas spitalit, mëngjesin pasues foshnja është sjellë sërish në gjendje të rëndë, me çrregullime të vetëdijes dhe vështirësi në frymëmarrje.

“Menjëherë është trajtuar me oksigjen, terapi mbështetëse dhe është bërë intubimi nga ekipi i anesteziologëve. Pavarësisht masave reanimatore, fëmija ka ndërruar jetë në orën 08:50,” – thuhet më tej.

Spitali ka bërë të ditur se rreth orës 09:13 ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente, sipas protokolleve ligjore.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.

Tags: njoftimSpitali i PejesTeve1vdekje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Ibishi: Kosova nuk mund t’i shesë mend Amerikës, duhet t’i pranojë ofertat e saj

Ibishi: Kosova nuk mund t’i shesë mend Amerikës, duhet t’i pranojë ofertat e saj

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën