Ernest Muçi nuk është përfshirë në ekipin e Trabzonsporit për ndeshjen e Ligës së Konferencës kundër CSKA Sofjes.
Trabzonspori, sonte nga ora 21:00 e luan në Bullgari ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së ligës, me Muçin që nuk do të jetë pjesë e ekipit.
Muçi nuk është ftuar për këtë ndeshje nga trajneri i Trabzonsporit për shkak të shqetësimeve fizike, duke e lënë në Stamboll që të rikuperohet dhe të jetë gati për vikend.
Futbollisti i Shqipërisë është njëri prej lojtarëve kryesor të Trabzonsporit këtë sezon, në të cilin ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 7 asistime në 15 paraqitje në të gjitha garat.
Përkundër pushimit me CSKA Sofjen, Muçi do të jetë në dispozicion të ekipit për duelin ndaj Goztepes që luhet të hënën e ardhshme në kuadër të Superligës turke.











