TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vdekja e 4 vjeçares nga Gjakova, KOMF kërkon hetim dhe veprim të menjëhershëm

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
KOMF: Vrasja e fëmijës 14 vjeç, tronditje dhe alarm për të gjithë

Një 4 vjeçare nga Gjakova ka vdekur gjatë së hënës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia për teve1.info kishte konfirmuar se vajza ishte transferuar në QKUK nga Spitali i Gjakovës pas rëndimit të gjendjes së saj shëndetësore.

E gjatë ditës së djeshme në  mediu u raportua se e njëjta ishte rrahur fillimisht nga dy fëmijë të tjerë.

Lidhur me këtë çështja sot ka reaguar edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.

Në reagimin e tyre thuhet se KOMF shpreh dhimbje dhe shqetësim të thellë për incidentin tragjik të ndodhur në Gjakovë, i cili përfundoi me vdekjen e një vajze katër vjeçare. Kjo ngjarje sipas tyre, e paprecedent ngre pikëpyetje serioze për përmbushjen e përgjegjësive njerëzore, mjekësore etike të profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

“Sipas raportimeve dhe dyshimeve të ngritura nga prindërit e vajzës të cilat janë transmetuar në media, e ndjera dyshohet se ka pësuar një sulm nga dy fëmijë të tjerë, duke u goditur me forcë në pjesën e shpinës dhe gjoksit, gjë që ka çuar edhe në rrëzimin e saj në rrugë. Megjithë gjendjen e rënduar të fëmijës, prindërit janë shprehur se përgjigja mjekësore ndaj gjendjes së saj ka qenë e pamjaftueshme. Ata pretendojnë se gjatë ditës së djeshme kanë kërkuar disa herë ndihmë mjekësore për vajzën e tyre, por kanë marrë vetëm disa këshilla sipërfaqësore nga ekipi mjekësor, duke nënvlerësuar tragjikisht ashpërsinë e gjendjes së saj. Sipas prindërve, vajza nuk ka marrë një ekzaminim të plotë mjekësor dhe trajtimi i duhur i saj është neglizhuar duke shkaktuar fatalitet, gjë që ngre shqetësim dhe pikëpyetje të thella në lidhje me etikën profesionale të personelit mjekësor”, thuhet në reagim.

Derisa KOMF u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të trajtojnë me prioritet absolut rastin dhe të ndërmarrin në mënyrë të menjëhershme veprimet dhe masat e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.

“Kërkojmë vëmendjen e menjëhershme institucionale ndaj neglizhencës së supozuar mjekësore dhe pasojave të saj fatale. Kërkojmë nga autoritetet përkatëse që të kryejnë një hetim të plotë dhe transparent për praktikat mjekësore të ndjekura në këtë rast, duke siguruar llogaridhënie të plotë nga institucionet lokale. Kërkojmë zbatimin e plotë të legjislacionit në fuqi dhe ndërmarrjen e të gjitha masave sipas rezultateve të hetimit, për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen”, thuhet tutje.

KOMF i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e rëndë dhe uron që të tilla raste të mos përsëriten./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

​Në Aeroportin e Prishtinës procedura të reja, këshillohen udhëtarët të përdorin check-in online

Përkujtohen tre dëshmorët e Drenasit, Lladrovci: Sakrifikuan për liri

Përkujtohen tre dëshmorët e Drenasit, Lladrovci: Sakrifikuan për liri

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Prishtina e Dukagjini po barazojnë pas pjesës së parë

Prishtina e Dukagjini po barazojnë pas pjesës së parë

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Netanyahu ja huq numrit të pengjeve në Gaza

Netanyahu: Armëpushimi me Iranin mund të dështojë “brenda një kohe shumë të shkurtër”

“I papërshtatshëm për detyrën”: Ish-drejtori i CIA-s i bashkohet thirrjeve për shkarkimin e Trumpit

“I papërshtatshëm për detyrën”: Ish-drejtori i CIA-s i bashkohet thirrjeve për shkarkimin e Trumpit

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Xhaka paralajmëron kundërshtarët e Sunderlandit

Januzaj në verë largohet nga Sevilla

Januzaj në verë largohet nga Sevilla

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën