TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

by tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Disa qytetarë të Mitrovicës janë ankuar për pritje të gjata gjatë ditës së sotme në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) “Nexhat Çuni” në Mitrovicën e Jugut, në të cilën sot punonte vetëm një mjek.

Një qytetare, e cila nuk ka pranuar të identifikohet, tha për KosovaPress se ndodhet në radhë si pacientja e 70-të për të marrë shërbim mjekësor. Edhe qytetarë të tjerë kanë pohuar se po trajtohen vetëm nga një mjek, gjë që, sipas tyre, ka shkaktuar vonesa të mëdha.

Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare, Fevzi Sylejmani, sqaroi për KosovaPress se sot është ditë feste dhe se institucioni funksionon vetëm me kujdestari.
“Jo, sot është festë, nuk punojmë. Po sot është kujdestari, vetëm një është, sepse nuk kemi të holla të paguajmë nga dy apo tre. Sot është e hënë e këto priten të jenë. Nëse janë raste urgjente mund të shkpojnë në urgjencë. Në urgjencë janë dy doktora, njëri është në terren e tjetri është në vendin e punës. Me ligj është festë zyrtare, nuk kemi mundësi të organizojmë punën si ditëve jashtë punës, jo këtu, po askund hiç”, tha Sylejmani.

Ndërsa, kryeshefja e departamentit në QMF, Sanije Klinaku-Nimoni, bëri të ditur se kjo është praktikë e zakonshme gjatë ditëve të festave, për shkak të organizimit të punës dhe buxhetit.

“Zakonisht festave është vetëm nga një mjek kujdestar që është për nevojë të përgjithshme, të përhershme. Ndërsa, dy janë në shërbimin urgjent, një është në terren e njëri është për raste urgjente. Mirëpo kjo është sigurisht, sipas informative, ka qenë koha e pauzës, kështu që diçka më tepër nuk kam informatë, sepse jam në pushim vjetor. Meqenëse është festë dhe paguhen, domethënë me vite është ndjekur kjo praktikë për arsye se në mjekësinë familjare nuk janë rastet urgjente. Rastet urgjente domëethënë shkojnë në urgjencë dhe një ekip i urgjencës është në terren, kështu që sigurisht është krijuar për momentin numër më i madh i pacientëve, por kuptohet se është ditë feste edhe nevojat e popullatës janë shumë më të mëdha, mirëpo për shkak të pagesave zakonisht numri i stafit është më i reduktuar ditëve të festave. Po ka pacientë me ankesa, derisa mora informata dhe u sigurova që janë dy mjekë në urgjencë për raste urgjente. Rastet e mjekësisë familjare domethënë në ditët e festave janë vetëm rastet që kanë ndonjë dhimbje, ndonjë telashe në njëfarë forme që kërkon trajtim aty për aty, kurse rastet e ftohta që ju themi gjatë ditëve të javës zakonisht janë qendrat e hapura. Mjekësia familjare i ka katër ordinanca paradite dhe dy pasdite, plus janë tri ekipe në terren, kështu që ankesat normalisht mund të jenë edhe individuale se asnjëri nuk do të pres, por tek mjekësia familjare normalisht që pritet se nuk janë rastet urgjente”, tha Klinaku-Nimoni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet i dyshuari që po kërkohej për një rast rrëmbimi që kishte ndodhur tre muaj më parë

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Mitrovicë të Veriut

Avokati i Thaçit kritikon Specialen: 40 ankesa, asnjë e pranuar në pesë vite e gjysmë

Avokati i Thaçit kritikon Specialen: 40 ankesa, asnjë e pranuar në pesë vite e gjysmë

Zhbllokohet procesi i Kryeprokurorit të Shtetit

Zhbllokohet procesi i Kryeprokurorit të Shtetit

Aksioni për dhurimin e gjakut, mungesë e grupeve negative – bëhet thirrje për dhurues

Aksioni për dhurimin e gjakut, mungesë e grupeve negative – bëhet thirrje për dhurues

Ministrat e Financave të G7 do të diskutojnë luftën kundër Iranit në takimin e Parisit

Ministrat e Financave të G7 do të diskutojnë luftën kundër Iranit në takimin e Parisit

Emisioni “Matrix” 18.05.2026

Emisioni “Matrix” 18.05.2026

Arrestohet i dyshuari që po kërkohej për një rast rrëmbimi që kishte ndodhur tre muaj më parë

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Mitrovicë të Veriut

Avokati i Thaçit kritikon Specialen: 40 ankesa, asnjë e pranuar në pesë vite e gjysmë

Avokati i Thaçit kritikon Specialen: 40 ankesa, asnjë e pranuar në pesë vite e gjysmë

Zhbllokohet procesi i Kryeprokurorit të Shtetit

Zhbllokohet procesi i Kryeprokurorit të Shtetit

Aksioni për dhurimin e gjakut, mungesë e grupeve negative – bëhet thirrje për dhurues

Aksioni për dhurimin e gjakut, mungesë e grupeve negative – bëhet thirrje për dhurues

Martohet Blerando

Martohet Blerando

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën